Dante Aligeri: Nuk ka dhimbje më të madhe se kujtimi i kohëve të lumtura në mjerim

Dante Aligeri konsiderohet poeti më i madh italian, i njohur më së shumti për Komedinë Hyjnore, një poemë epike që është një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore.

Poema, e cila është e ndarë në tre pjesë, ndjek një njeri, që përgjithësisht supozohet të jetë vetë Dante, teksa ai viziton Ferrin, Purgatorin dhe Parajsën.

Dante kontribuoi në zhvillimin e humanizmit, përdorimin e gjuhës popullore në letërsi dhe sfidoi natyrën hegjemoniste të Kishës dhe këto ndihmuan në gjenerimin e ndryshimeve kulturore dhe intelektuale të njohura si Rilindja, të cilat e transformuan botën përgjithmonë.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të tij:

Tri gjëra na kanë mbetur nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët.

Fytyra tregon ngjyrën e zemrës.

Dëgjon më mirë ai që mbanë shënime.

Ai që e sheh nevojën e tjetrit dhe pret që t’i kërkohet ndihmë, është po aq i pasjellshëm sa ai që refuzon ta ndihmojë.

Kundër shqisave, arsyeja i ka krahët e shkurtër.

Dashuron pak ai që arrin të shprehë me fjalë se sa shumë dashuron.

Nuk ka dhimbje më të madhe se kujtimi i kohëve të lumtura në mjerim.

Vendet më përcëlluese të ferrit u rezervohen atyre që në kohë krizash morale të mëdha qëndrojnë neutral.

Prejardhja nuk e bën fisnik individin, është individi që e fisnikëron prejardhjen.

Prej dhimbjes kafshova të dyja duart.

Liria kërkon atë që e vlerëson, atë që është i gatshëm të japë jetën për të.

Nuk u krijuat për të jetuar si dështakë, por për të ndjekur virtyte dituri.

ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

“DANTE ALIGERI TAKOHET ME BEATRIÇEN”, DASHURIA QË U SKALIT NË ZEMRA DHE U PËRJETËSUA NË ART