“Dante Aligeri takohet me Beatriçen”, dashuria që u skalit në zemra dhe u përjetësua në art

dante

Dante Aligeri takohet me Beatriçen”, te peneli i Henry Holiday e bukura Beatriçe beh e veshur me mëndafshin e argjenttë e dritur me një hir hyjnie.

Nga Albert Vataj

Tabloja e Raffaelle Gianetti e nxjerr këtë hir gruaje nga solemniteti mondan duke e ndezur në ëndje dhe tundim. Beatriçja në pikturën e Raffaello Sorbi del prej një teatraliteti të errët në një mëkim drite dhe delikatese dhe shpërfaqet e hirshme, ndërsa magjistari i penelit Salvatore Postiglione e pjell atë nga imagjinata duke e treguar më shumë si një përfytyrim idilik se sa si një dehje e stolisur me tejdukshmëri dhe dritë.

Këto janë disa nga jetësimet artistike të këtij momenti kulmor në jetën e poetit të Komedisë Hyjnore. Periudhat e mëhershme e kanë veshur më me solemnitet religjioz, duke i shtuar edhe nuancat e romantizmit, spikatur në vargjet monumentale, me të cilat vetë poeti ka përjetësuar këtë moment.

Një dashuri e pamundur, që mbeti aq flakatare sa arriti të çonte zjarrin e dashurisë së pastër deri thellë në botën imagjinative të rrathëve të gjithmonshmërisë.

dante

Vetëm si e tillë kjo dashuri do të mundte t’i sfidonte kohërave dhe harrimit. Ajo mbeti e përkorë që kur hodhi thërmijat e para të vezullimit hyjnor, kur dy të dalldisurit e qiellit të Kupidit u takuan, për të ndezur zjarre të kujametshme në ritakimin e movonshëm, zjarr i cili djeg dhe ngroh edhe sot pas kaq qindvjeçarësh.

Dante dhe Beatriçe i mëkuan botës përmasat e thellësisë së atij qielli ku fërgëllon krahët dashuria e tyre eterne, se sa e pafund është gjithëprania e këtij bekimi zemrash që trokiten gjëmimshëm në kraharorin e atij besimi, që guxoi t’i mbante të pastër krahët e këtij dëshirimi që ndez diej në shpirtjen e dashurisë që fluturon kohrave dhe ndjenjave, duke larë me qiell dhe dritë vetë hyjninë e pasioneve.

Arti, sikurse Dante e shndërroi në hyjnore Beatriçen dhe dashurinë. Duke e lartësuar këtë në tempullin ku zemrat e gjeneratave përulen për blatimet qiellore të dashurisë së përjetshme që lind në shpirt për tu shpërblyer me gjithësinë.

ObserverKult

Kliko edhe:

DANTE ALIGERI: NUK KA DHIMBJE MË TË MADHE SE KUJTIMI I KOHËVE TË LUMTURA…