Daria Bignardi: Zoti nuk i vendos askujt sfida që nuk mundet t’i përballojë dot

Daria Bignardi
Daria Bignardi (foto: Claudio Sforza)

Nga Daria Bignardi

“Kimioterapia ta shpif, ama është e nevojshme. Të kurohesh apo të operohesh, nuk është diçka argëtuese. Nuk pendohem për asgjë, përkundrazi e kam përfshirë gjithçka në këtë libër. Nuk është një libër mbi sëmundjen time. As një libër mbi tumorin. Është një histori mbi dashurinë dhe raportin e dashurisë me ankthin. Tumori është një ngjarje që thjesht kalon mes të dyjave.

Nuk më intereson të flas për sëmundjet në përgjithësi, aq më tepër për sëmundjen time në veçanti. Kjo gjë për shumë arsye: prej frikës nga kurioziteti apo shqetësimi i të tjerëve. Prej faktit që kur shërohesh ndërron faqe, si dhe prej mungesës së dëshirës për të folur mbi diçka që e ke kaluar. Kam kaluar një sëmundje serioze, por njëkohësisht edhe shumë të përhapur. Preken miliona gra, për të cilat shkon gjithë mbështetja ime”, tha Daria Bignardi, transmeton ‘bota.al’.

ObserverKult

Lexo edhe:

FJALËT RRËQETHËSE TË NËNËS DHE BASHKËSHORTIT TË HUEYDA EL SAIED