
Me trenin e pas mesnate,
U nisa si me përtim,
Pas vite pritjesh, pa shpresë,
Nëpër stacione, fatin tim.
Në vagon ca burra ulur,
Me gazeta nëpër duar,
Që lexonin kureshtarë,
Lajme të vitit të shkuar.
Ish veç një grua ndoshta kthyer,
Nga ndonjë bar a kafene,
Që habitej vazhdimisht,
Me habinë që shfaqnim ne.
Ja si ky tren pa një drejtim,
Duket se po shkon edhe bota,
Premtime liderësh nëpër ekrane,
Me brendi bosh, fjalë të kota…
Bëra të iki, s’di, në një vend,
Pa instagram edhe facebook,
Në një stacion pa emër zbrita,
Shpresa si treni në terr u (zh)duk.
2 janar 2018
ObserverKult
Lexo edhe:






