Dashnija e Mujit për Halilin

muji dhe halilin dashnia

Rrëfim për Mujin e Halilin

Nga: Petrit Palushi

Halili, ma i vogli vëlla i tha Mujit me u ngjitë të dy në pemë dhe me u futë në nji lloj dyluftimi se cili do t’ish ma qëndrestar.

Nuk do pinin ujë për do kohë dhe kush do qëndronte më tepër, do ta mundte tjetrin.
As bukë nuk do hanin, por edhe mund të merrnin nga një mollë me veti, vetëm me e kqyrë.
Por qetë-qetë, le të kqyrnin edhe rrezet e diellit kur çeleshin në mëngjes, edhe msheljen e tyne pak pa u avitë terri, le ta kqyrnin sa të donin edhe kroin me ujë plot që s’ish larg as pesë hapa prej peme!
Halili dhe Muji ndejtën në pemë shtatë ditë pa pi ujë.
Kur Muji e vu re se Halilit iu thanë buzët krejt-e-krejt, i tha me zbritë prej peme.

Unë nuk mund të rri ma, – i foli ndërkohë. – Më munde. Ti mund të rrish edhe një javë pa ujë, ndërsa unë jo se jo…
Zbritën të dy prej peme dhe u avitën te kroi.

Pi ujë ti i pari, – i foli Muji Halilit.

Jo, – ia ktheu Halili, – ti je ma i etshëm.
Muji e johnoi prap:

Ti je më i vogël. I vogli pi ujë para të madhit…

Shkëputur ngaEPOSI I KRESHNIKËVE- (60 legjenda t’rrëfyeme)

ObserverKult


Lexo edhe:

TANUSHA E EPOSIT DHE SHULAMITA E SOLOMONIT NË RRAFSHIN KRAHASIMTAR

ObserverKult