Dashnija? Oh! po t’ishte me t’vërteta!

..
Dashnija? Oh! po t’ishte me t’vërteta!
Porsi n’kllapi un jam, aty etshëm t’thrras!
e n’andërr t’shoh e s’m’dahe mendsh nji ças,
e nga pagjumi i kam qepallat t’zbehta…

… E shoqet murmurojnë …! ah! zemër-kqijet!
ndërsa buljerën ven ti te currilat!
Zili t’a kan! Ti je si karajfilat
e kaltër qi lulzojnë nepër shkamijet!…

Arshi Pipa