Dashuria bashkon në një mbrëmje poetike Luiza Xhuvanin dhe Kristian Koroveshin

Për dashurinë tokësore dhe atë hyjnore, në një dialog lirik, nën interpretimin e Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshit, vijnë poetët Yunus Emre dhe Milan Rakiq.

Koncepti mbi letërsinë e dy autorëve ballkanas, i ka ardhur natyrshëm ideatorit, Kristian Koroveshit

“Skenografia me librat që varen është një mënyrë për të dhënë idenë e një bote paralele që qëndron ashtu e bukur”, është shprehur ndër të tjera ai.

Mesazhi kryesor është kthimi tek ndjenjat në këtë kohë, pas pandemie.

“Unë kam dashur që këto gjëra të bukura që i kthehen ndjenjës dhe njeriut, ku në këto kohë të vështira njeriu mbase ka humbur egon e tij, ne harrojmë se dashuria nuk është vetëm e imja dhe për mua por është në bashkëveprim”, ka thënë ndër të tjera ai.

Bashkëpunimi mes këtyre artistëve ka marrë një formë të veçantë të cilën do e vazhdojnë më pas me  iriken e Lasgush Poradecit.

Pas hapjes së teatrove, aktorët mendojnë që këto mbrëmje poetike t’i kthejnë për publikun e gjerë./Leontina Nika-abcnews.al

LEXO EDHE: Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi mbrëmje lutjeje për më shumë paqe, gëzim edhe shpresë