ObserverKult ua sjell disa thënie nga Napoleon Bonaparta:
-Të vetmet fitore që nuk lënë shije të hidhur në ndërgjegje, janë ato që arrihen kundër injorancës.
-Nuk ka gjë më të zorshme e njëkohësisht më të vlefshme se të jesh i aftë të vendosësh.
-Mund të humbas betejën, por s’do të humbas asnjë minutë.
-Karakteri i vërtetë shfaqet përherë në rrethana të vështira.
-Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
-S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
-Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.
-Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
-Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
-Në politikë, absurditeti nuk është handikep.
-Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
-Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
-Një lider është një tregtar me shpresë.
-Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
-Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.
-Ka plagë për të cilat vdekja do të ishte më mirë.
-Dashuria duhet të jetë një kënaqësi, jo një mundim.
-T’i bësh gjërat përgjysmë humbet gjithmonë.
-Egoizmi është këshilltari më i keq.
-Aftësia nuk na duhet gjë pa mundësinë.
ObserverKult