Dashuria e bëri poet/ Lexoni dy poezi nga poeti slloven Josip Osti

dashuria te ben poet

“Dashuria më bëri poet. Dashuria që më dha forcë të shkruaj mijëra poezi të trishta për jetën në ditarin tim të pagjumësisë dhe shpresoj, të paktën, një poezi të hareshme për vdekjen”, thoshte Josip Osti (Sarajevë, 1945 – Tomadio, 2021), një nga poetët më të mëdhenj modernë ballkanikë.
“Poetika ime – sqaron ai vetë në një nga tekstet e tij autobiografike – gërsheton në mënyrë të pandashme poetikën dhe etikën, sepse jam një nga ata poetë që jetojnë ashtu siç shkruajnë dhe shkruajnë ashtu siç jetojnë. Dhe nëpërduket qartazi nga shumë tituj të librave të mi, njëri prej të cilëve thotë: “Dashuria më ka bërë poet”.

RITET E PËRSHPIRTJES

librat janë pyjet e së shkuarës
ne, përkundrazi,
dashuritë
e së ardhmes

çdo varg –
një rrëkezë gjaku në letër –
qiriri është ndezur për të vdekurit dhe të gjallët

LULE ETERIKE

një gjurmë buzëkuqi dëshmon
se buzët e tua
prekën zgripin e gotës së kristaltë
vetëm ekzistenca e gotës
nuk është e sigurt
por në poezi
gjithashtu
ka qenë çfarë mund të ishte

Ujdisi shqip Rielna Paja

ObserverKult

Lexo edhe:

Buqetë poezish ujdisun në shqip nga Rielna Paja