”Dashuria e nënës”, fotografia fituese e “Istanbul Photo Awards 2021”

Fotografia e Mohammed Shajahan nga Bangladeshi me titull “Dashuria e nënës” fitoi çmimin Fotografia e Vitit në Istanbul Photo Awards 2021, edicionin e shtatë të konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të organizuar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Pandemia COVID-19, që ka tronditur botën, ka treguar edhe një herë se si fotoreporterët dhe stafi i informimit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim në kushte sfiduese.

Në këtë periudhë sfiduese, konkursi Istanbul Photo Awards vazhdon të mbështesë sektorin në kushtet më të mira.

Fituesit e Istanbul Photo Awards, duke zbuluar cilësinë e një platforme globale ku 12000 fotografë janë regjistruar në vitin e saj të shtatë, janë zgjedhur nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë.

Fotografia e fotografit nga Bangladeshi Mohammed Shajahan e titulluar “Dashuria e nënës”, e zgjedhur nga mesi i gati 15000 fotografive të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës, fitoi çmimin fotografisë më të mirë të vitit 2021.

Në kategorinë “lajme tek”, fotoreporteri i AFP-së Yuri Cortez mori çmimin e dytë me punën e tij në të cilën paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque në El Salvador.

Fotoreporteri i AP-së Petros Giannakouris fitoi çmimin e vendit të tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që u larguan nga kampi në Greqi.

Fotografitë e Cortez dhe Giannakouris në një mënyrë tregojnë se si në botë zhvillohen agjenda të ndryshme.

Informacionet në lidhje me jurinë e vitit 2021 dhe fotografitë fituese të çmimeve të viteve të mëparshme mund të ndiqen nëpërmjet faqes së internetit (http://istanbulphotoawards.com).

Fotoreporteri i Reuters Goran Tomasevic, fotoreporteri i Agjencisë NOOR Yuri Kozyrev, prezantuesja vizuale Marion Mertens, ish-drejtori i AFP-së për Zhvillimin e Fotografive Michel Scotto, autorja dhe fotoreporterja Deborah Copaken, fotoreporteri kryesor i Getty Images, Cameron Spencer, fotoreporteri Ahmet Sel, Kryeredaktori i Lajmeve Vizuale të AA-së, Hasan Öymez, dhe Redaktori i Fotografive në AA Fırat Yurdakul ishin pjesë e jurisë.

Anëtarët e jurisë përzgjodhën fituesit përmes një platforme që u krijua ekskluzivisht për konkursin nga ekipi i teknologjisë informatike i AA-së për shkak të pandemisë./(Atsh)

LEXO EDHE: Fotografia ku përgatit ushqim e tërë familja zgjidhet si më e mira