“Dashuria e nënës”, instalacioni prekës dhe ndërgjegjësues në Spanjë (Foto)

Ka pushtuar rrjetet gjithandej nëpër botë, fotografia e këtij instalacioni të vendosur në Torrelavega të Spanjë, në kuadër të një fushate për ngritjen e vetëdijes publike ndaj barazisë gjinore.

“Dekonstruksioni” është quajtur performanca e një Shoqate lokale kulturore, pjesë e të cilës ishte edhe instalacioni “Dashuria e nënës”, që mbi trup mbante peshën e plotë të punëve shtëpiake si dhe imazhin e konstruktuar të gruas-nënë brenda stereotipeve gjinore me qëllim luftimin e tyre./ ObserverKult