Mik është ai me të cilin mund të rrish në heshtje!

ObserverKult ua sjell disa thënie të zgjedhura nga autorë të ndryshëm:

Fol vetëm atëherë kur heshtja nuk të hyn më në punë./ Piovano Arlotto

Dashuria është aty ku mund të thuash çdo gjë e s’ke nevojë të thuash asgjë./ Albert Harper

Hapi i parë i urtisë është të dish të heshtësh, hapi i dytë është të flasësh pak./ Joseph Dinouart

Në fund, do të kujtojmë jo fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë./ Martin Luther King Jr.

Ai që hesht mbi gjëra që nuk është i detyruar të flasë, del përherë i fituar./ Pierre Boiste

Ka çaste në jetë, kur heshtja bëhet faj dhe të folurit detyrim./Oriana Fallaci

Heshtja e ziliqarit bën shumë zhurmë./ Khalil Gibran

Mik është ai me të cilin mund të rrish në heshtje./ Camillo Sbarbaro

Njerëzit e heshtur janë zakonisht ata që kanë konsideratë të lartë për veten e tyre./ William Hazlitt

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

THËNIE PËR FUQINË E FJALËS: JEPI FUQI FJALËS, JO ZËRIT. SHIU RRIT LULET, JO BUBULLIMA!