ObserverKult ju sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:
Dashuria është aty ku mund të thuash çdo gjë e s’ke nevojë të thuash asgjë. / Albert Harper
Vepra e dashurisë i përket përjetësisë./ Ludwig II
Unë dashuroj, prandaj unë jam./ Jean-Luc Marion
Nëse vërtet duam të dashurojmë, atëherë duhet të mësojmë të falim./ Nënë Tereza
Të dashurosh është të gjesh gëzimin tënd në lumturinë e tjetrit./ Gottfried Wilhelm von Leibniz
Dashuria nuk është një përbërës i jetës. Dashuria është vetë jeta./ Hermann Kutter
Dashuria e bën shpirtin tënd të dalë nga vendi ku është fshehur./ Zora Neale Hurston
Dashuria është gjithçka. Pak rëndësi ka si e mendoni. Pa të nuk bëni dot./Bob Dilan
Vetëm ai që e ka zemrën të thyer e njeh të vërtetën mbi dashurinë./ Mason Cooley
Dashuria është e përjetshme, për aq sa zgjat./ Henri de Régnier
Të dashurosh do të thotë të veprosh dhe të tërbohesh pa pushim./ Émile Verhaeren
Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por që reshtin së dashuruari./ William Somerset Maugham
ObserverKult
LEXO EDHE: Pirandello: Miqësi do të thotë besim!