Pirandello: Miqësi do të thotë besim!

ObserverKult ua sjell disa aforizma që flasin për miqësinë dhe miqtë:

  • Kudo që të ndodhesh, miqtë e tu përbëjnë botën tënde./ William James
  • Miqtë mbaji afër. Armiqtë, edhe më afër./ Al Pacino
  • Lloji më i mirë i mikut është ai me të cilin mund të rrish pa thënë asnjë fjalë, e pasi të ikësh të ndiesh se ajo ishte biseda më e mirë e bërë ndonjëherë./ Paulo Coelho
  • Miku i rremë është si hija që na ndjek derisa dielli perëndon./ Carlo Dossi
  • Në fund, do të kujtojmë jo fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë./ Martin Luther King Jr.
  • Miqësi do të thotë besim./ Luigi Pirandello
  • Një miqësi që mund të mbarojë, nuk ka qenë kurrë e sinqertë./Sofronio Eusebio Girolamo
  • Më mirë të kemi armiq të betuar se miq të shtirur. Të parët shpesh thonë të vërtetën, kurse të dytët kurrë./ Marcus Porcius Cato/ ObserverKult