ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë:
Ruaje dashurinë në zemrën tënde. Një jetë pa dashuri është si një kopsht pa diell ku lulet janë të vdekura./Oscar Wilde
Dashuria është përgjegjëse për nëntë të dhjetat e çdo gjëje solide dhe jetëgjatë që kemi në jetët tona./C. S. Lewis
Bëji të gjitha gjërat me dashuri./Og Mandino
Nganjëherë zemra shikon atë që është e padukshme për sytë./H. Jackson Brown, Jr.
Ku ka dashuri ka jetë./Mahatma Gandhi
Dashuria e bën shpirtin tuaj të dalë nga guaska ku është fshehur./Zora Neale Hurston
Dashuria është një lojë, të cilën mund ta luajnë dy veta dhe ta fitojnë të dy./Eva Gabor
Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron./Honore de Balzac
Inati burgos jetën: dashuria e çliron atë./Harry Emerson Fosdick
ObserverKult
——————————————————————————————-
LEXO EDHE: Indianët e Amerikës kanë lënë një “kod” prej 20 pikash për njerëzimin
1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet.
2. Ji tolerant me njerëzit që kanë humbur rrugën e tyre. Injoranca, xhelozia, zemërimi dhe babëzia burojnë të gjitha nga një shpirt i humbur. Lutu që ata të gjejnë rrugën.
3. Kërkoje vetveten, ti vetë. Mos lejo që të tjerët të krijojnë rrugën tuaj për ty. Është rruga jote dhe vetëm e jotja. Të tjerët mund të ecin me ty, por askush nuk mund të ecë për ty.
4. Trajtoji mysafirët në shtëpinë tënde me nderime. Shërbeju ushqimin më të mirë, ofroju shtratin më të mirë dhe trajtoi me respekt dhe nder.
5. Mos merr atë që nuk është e jotja, as nga një person, komunitet apo kulturë. Nuk është fituar dhe nuk të është dhënë. Nuk është e jotja.
6. Respekto çdo gjë të vogël mbi tokë.
7. Ndero mendimet, mendimet, dëshirat dhe fjalët e njerëzve të tjerë. Le të shprehë secili vetveten.
8. Asnjëherë mos fol keq për të tjerët. Energjia negative që vendos në univers do të shumëfishohet kur të kthehet tek ti…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU