ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:
Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde./Gogoli
Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson./Dekobra
Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje./Volteri
S’ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri./Gëte
Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do./Gabori
Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë./Heminguei
Lufta më e madhe e jetës sonë është dashuria./Zilahi
ObserverKult
LEXO EDHE: Hesse: Njeriu ndjehet i frikësuar vetëm nëse nuk është në harmoni me veten…