Asnjëherë nuk do të ndjesh vetmi (teksti dhe kënga)

Asnjëherë nuk do të ndjesh vetmi, dashuria ime… interpreton Renis Gjoka

Dashuria ime ti
ty k’të këngë ta dedikoj
sot dy fjalë unë do të t’i them
ç’kam në shpirt do të të tregoj.

Dashuria ime ti
që shpinën s’ktheve asnjëherë
ti që më gjete nëpër shi
jetës time i dhe vlerë

Dorën do të ta mbaj
dhe në netët më të zeza
kurrë s’do të ta lëshoj
më beso.

Do të fluturojmë
e nga lart të gjithë do t’i vështrojmë, vështrojmë
krahët do t’i mbroj
asnjëherë nuk do të ndjesh vetmi
dashuria ime.

Dashuria ime ti
detin do ta kalojmë bashkë
se s’ka stuhi të na ndalojë
s’ka thellësi ne t’na mbulojë.

Dashuria ime ti
që s’u lodhe kurrë me mua
koha s’më del asnjëherë
Të ta shpreh, sa shumë të dua.

——————————————————————————-

LEXO EDHE: Renis Gjoka: Vendi i saj të përket ty… (teksti dhe kënga)

Mora diellin në duar
dhe e shikova gjatë në sy
aty e kuptova gjatë më nuk mendova
ai nuk ndrin më shumë se ty.

Mendjen e stakova botës ia tregova
ai shkëlqen më pak se ty
hëna lart s’po qëndronte
i thash në vesh një fjalë a dy.

Kot e kaqelove, duhet të kthjellohet
se vend i saj nuk është aty
Ndoshta do zemërohet
Mbase do tërbohet
Por vendi i saj të përket ty.

Me zor shumë yje fola
të gjithëve për ty i tregova
Dhe të hutuar më vështronin me habi
Nuk ka si ti, si ti.

Mos guxo ti të mërzitesh
qesh dhe vetëm qesh në çdo moment.

Mora botën në duar,
ajo akoma është fëmijë
ka qejf të zbavitet, deri sa të rritet
pak përkujdesje do nga ti, ti.

Dhe ti çdo më thuash
kohë s’ke që të luash
por ajo ka nevojë për ty.

Me zor shumë yje fola
të gjithëve për ty i tregova
Dhe të hutuar më vështronin me habi
Nuk ka si ti, si ti.

Mos guxo ti të mërzitesh
qesh dhe vetëm qesh në çdo moment
mos ki frikë se mund të vritesh
unë do të jem këtu në krahun tënd.