“Dashuria jote më ka mësuar të jem i trishtë”, poezinë e Nizar Qabbanit e lexon Engjëllushe Alla

Poezi nga Nizar Qabbani

Dashuria jote më ka mësuar të jem i trishtë
prej shumë motesh më duhej
një grua që t’më epte trishtim
një grua që t’i vajtoja shpatullave
si një harabel
një grua që t’m’i mblidhte pjesët
si copëzat e një kristali të thërmuar.

Dashuria jote më ka hapur udhën
drejt trevash të trishta
e unë, përpara teje,
kurrë s’kisha qenë
në treva të trishta
kurrë s’e kisha ditur se burri është mishërim i lotit
se burri pa trishtim
është veçse kujtim.

*Titulli i origjinalit: “Vjershë trishtimi”

Përktheu: Edon Qesari

ObserverKult


Lexo edhe:

(VIDEO) NIMON MUÇAJ LEXON NJË CIKËL TË ZGJEDHUR POEZISH TË ADEM GASHIT/ FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS 2