“Ti më je shumë e shtrenjtë…”, Leka Sefla lexon Cvajgun

Nga Stefan Cvajg

Unë nuk e di, në më njeh me të vërtetë. Nuk besoj. Gjithmonë mendoj se ti më mbivlerëson. Unë nuk jam ndonjë njeri i madh dhe nuk bëj pjesë tek ata që… që e sundojnë jetën të kënaqur dhe të sigurtë në vetvete.
Do të desha të isha si ata, por nuk jam. Unë i përshtatem jetës, unë jam nga ata që lakmojnë atë që duan.
Thjesht jam si të gjithë burrat; kur dua një grua, unë nuk kënaqem vetëm duke e adhuruar, por unë… unë edhe e dëshiroj atë…Dhe… unë nuk dua të të gënjej me gjëra që janë të huaja për mua.
Nuk dua që ti të më përbuzësh. Ti më je shumë e shtrenjtë. Nuk dua të të humbas.

(Fragment nga “Dashuria e Erikës”)

ObserverKult