Dashuria në moshë të rritur dhemb, kupton!

dashuria në moshë
Foto by Irina Nedyalkova: Sergei & Valentine

Nga Letizia CHERUBINO
Përktheu: Marjana Rustemi
Zegali

Dashuria në moshë të rritur është ajo që dhemb, kupton ?
Ngaqë mbërrin tepër vonë dhe bën ta ndjesh
se është më e rëndësishme se e para, pikërisht,
më e rëndësishme se dashuria e parë.
Që, për ta pohuar, ngjan pothuaj si një përdhosje.
Megjithatë është kështu.
Dhe është një katrahurë ngaqë ke zgjedhur
dashurinë tënde të parë ta besosh si të përhershme.
Ngaqë je ndodhur gjithë jetën tënde në njërën anë dhe,
papritur, një pjesë të zemrës Tjetërkund.
E atëherë nuk di çfarë të bësh .
Dhe do të pranoje gjithçka, vetëm që të mos zgjidhje .
E të gjithë thonë s’duhen bërë marrëzira
dhe ti vetë që i thua vetes nuk ke më moshë dhe…
Por dashuria në moshë të rritur është rilindje dhe vetëdije,
është mundësi dhe revolucion.
Sepse ky njeri që je është rezultat i një historie gabimesh,
synimesh, rrëshqitjesh dhe…
Për të tërë është mundësia e dashurisë në moshë të rritur.
Për atë që di si ta njohë.
Për atë që bën me gjasë se nuk e sheh.
Por JO për gjithë është mundësia që ta jetuar.
Dhe unë që s’di çfarë të bëj. Pse ti mundesh ndërsa unë jo.
Pse ti më do e unë që s’mundem të të dua.
Ndoshta dashuria në moshë të rritur përfshin edhe heqjen dorë.
Edhe një goxha dozë keqardhjeje.
Apo ndoshta do të duhej një jetë tjetër për dashurinë e fundit…

Dashuria e fundit… jo e para.
“Dëshiron të jesh dashuria ime e fundit?”
Brenda meje je ti.

ObserverKult

Lexo edhe:

FRAGMENT NGA “DASHURIA NË KOHËN E KOLERËS” E GABRIEL GARSIA MARKEZIT