Kush thotë sekretin e të tjerëve është i pabesë, kush thotë sekretin e vet është budalla!

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit Voltaire:

Nuk mund t’u pëlqejmë përherë të tjerëve, por përherë mund të flasim në mënyrë të pëlqyeshme.

Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim.

Kur ai që dëgjon nuk kupton atë që flet e ai që flet nuk di se ç’thotë: kjo është filozofi.

Bukuria u pëlqen syve, por ëmbëlsia magjeps shpirtin.

Arti më i madh nuk është të dish të flasësh, por të dish të heshtësh.

Kush thotë sekretin e të tjerëve është i pabesë, kurse kush thotë sekretin e vet është budalla.

Vendimi më i rëndësishëm që një njeri merr çdo ditë është ai i të qenët në humor të mirë.

Duaje të vërtetën dhe fale gabimin.

Dashuria s’është e verbër. E verbër është dashuria për veten.

Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra dhe e zbukuroi fantazia.

ObserverKult