David Meltzer: Një poezi për gruan

një poezi për gruan time Jam duke shkuar në dhomën time, e ndërkohë duke folur brënda meje me ty.


Një poezi për gruan time, nga David Meltzer

Jam duke shkuar
në dhomën time, e ndërkohë duke folur brenda meje me ty.

E të ndjej kur zbret
shkallët, e jashtë porte
të ndjej kur harkohesh,
të ujitësh
lulet

Për të vërtetën,
mbi fletë njëmijë herë
shtyp të njëjtën fjalë, mbi
mi makinën e shkrimit
prej shqetësimit

se ti mund të hedhësh mbi
lulet ujë me tepri,
e pakëtaj merr udhën…
duke më njomur librat e mi.

Nëse nuk mundem
të flas me zë të lartë,
si mund të t’them
se nuk më bëhet
vonë për lulet?

si mund’ të t’them
se nuk më bëhet
vonë se lagen librat?

Kemi shtatë vjet, net e ditë
shtatë vjet, që jemi bashkë,
e vetëm tani mundem
të qëroj zërin, për të t’folur ty.

Përshatur në shqip nga: Herman Çuka

ObserverKult

Lexo edhe:

HERMAN ÇUKA: I DASHURI IM…

Një poezi për gruan time, nga David Meltzer

I dashuri im

“përballë dritares time,
është një bar,
ku mbrëmjeve këndohet
e kërcehet
herë xhaz e herë blus
dhe herë rock
një bar
me emrin Cassiopea”

netëve mbyll sytë, ndjej
tingujt,
vij tek ti ëndërrimtari
im i bukur si zjarri,
në atë vjeshtë të purpurt
kur numëronim yjet,
dhe ti më tregoje legjendat e tyre

“më ke çmëndur vetminë,
të dalë në dritare”
të rrëshqiti,duke më puthur
nuk e di seç ishte, ajo natë e dehur,
apo ti që në ndarje,
më dhe emrin Cassiopea!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

MEENA KAMAL: UNË JAM NJË GRUA E RIZGJUAR, KAM GJETUR RRUGËN TIME!

Përktheu: Herman Çuka

Kurrë më, nuk do t’ kthehem mbi hapat e mi të vjetër.

Unë jam një grua e rizgjuar.
U ngrita nga toka dhe u bëra stuhi,
duke fryrë mbi hirin e fëmijëve të mi të djegur.
Kam rilindur nga fryma prej gjaku e vëllait tim të vdekur.
Forcën ma dha zemërimi i kombit tim me fshatrat e qytetet e shkatërruar e të djegur,
që kundër armikut më mbushin me urrejtje.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult