Gjuhëtarja e njohur e cila është edhe akademike, Anila Omari ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se artikulli i “Sciene” është keqinterpretuar. Ajo ka theksuar se artikulli jep të dhëna për shkëputjen e gjuhëve nga trungu indo-europian.
Sipas Omarit, konkluzioni i 240 shkencëtarëve është se gjuhët indo-europiane janë rreth 8100-vjeçare.
“Artikulli kishte për qëllim t’i afrohej sa më afër të vërtetës, me të dhëna të reja statistikore kohës kur janë shkëputur gjuhët e veçanta, nga trungu i përbashkët indo-europian. Sepse është vërtetuar që në mesin e shekullit të 19 që shqipja bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-europiane dhe për këtë ka pasur mendime të ndryshme.
Ky artikulli i “Science” rezultoi një teori hibride të dy hipotezave dhe ky konkluzion ku arritën këta shkencëtarë i pajtonte të dyja këto hipoteza, pra nuk hidhte poshtë asnjërën. Pra, gjuhën indo-europiane janë krijuar në zonën anatoliane, rreth 8100 vjet më parë dhe nga ky grup, këto gjuhë shkuan nga zona më lindore drejt Evropës. Ndërsa, disa degë shkuan drejt Veriut dhe bën një lëvizje në zonën e Kaukazit dhe erdhën në Evropë nga veriu i Evropës”, tha gjuhëtarja./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe: