Dedikimi emocional i Kledi Kadiut për djalin e sëmurë në ditëlindjen e tij të parë

Fëmija i dytë i çiftit Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari ka mbushur një vit dhe balerini nuk ka mundur të mos i kushtojë një dedikim dashurie në rrjetet sociale.

“Nuk ka fjalë për të treguar për udhëtimin tënd të parë rreth diellit. Ti je mrekullia jonë, urime ditëlindjen Samurai i vogël”, ka shkruar ai në Instagram.

Në postim balerini iu referua një luftëtari sepse Gabrieli i vogël është i sëmurë që në lindje dhe ka qenë vetë ai që e ka treguar shumë kohë më parë.

“Në 13 ditë pas lindjes, Gabriel shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse ‘meningo-encefalit’”, shpjegoi ai. Por i vogli nuk u dorëzua. “Ne kemi nisur një rrugë rehabilitimi të hershëm – shtoi balerini. Nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufi të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashuria si stimul më i mirë për të mësuar”.

Shumë personazhe të botës së spektaklit dhe kolegë të Kledit komentuan postimin e urimin për Gabrielin, transmeton ‘a2news.com’.

Kadiu ka publikuar edhe një video emocionuese me momentet më të bukura të vitit të parë të jetës së foshnjës së tij: nga lindja deri tek loja me motrën e vogël. Çifti, i cili u martua në vitin 2018, ka edhe një vajzë tjetër, Lea, e lindur në vitin 2016.


Lexo edhe:

KLEDI KADIU KUJTON SI U ARRATIS NË ITALI: KUR HIPA NË ATË ANIJE, NUK E DIJA SE ÇFARË TË PRISJA…

Kledi Kadiu u largua drejt Italisë si sot para 30 vitesh, kur mijëra shqiptarë vendosën të linin shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë.

Së bashku me 20 mijë bashkatdhetarë, Kledi Kadiu u largua me një anije nga Vlora për të prekur botën tjetër përtej detit me shpresën se gjihçka do të ishte ndryshe për ta.

Dhe gjithë sakrifica për rastet si Kledi e shumë shqiptarë të tjerë ja vlejti.

Për këtë rast, Kadiu ka kujtuar ditën e sotme këtë udhëtim që i ndryshoi gjithë jetën…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU