Ndërron jetë ish-gazetarja dhe aktorja, Teutë Tmava

Ka ndërruar jetë ish-gazetarja dhe aktorja e teatrit “Qëndresa” në Fushë-Kosovë, Teutë Tmava.

Lajmin e ka bërë të ditur Ali Topalli në Facebook-un e tij.

Postimi i plotë:

———————-

Lexo edhe:

KJO ËSHTË FOTOGRAFJA QË NDËRROI JETË NË BURGJET E DIKTATURËS, PAS NJË GREVE URIE…

Pas një greve urie për kushtet e vështira dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut, bija e familjes intelektuale të Korçës. Që shkroi historinë e fotografisë në këtë qytet, ndërroi jetë pasi kishte vuajtur katër vite burg. Ishte dënuar si “armike e popullit”...

Nga Luljeta Progni

“E kam njohur Krisanthi, kanë ndenjur në pallatin tim tek hyrja tjetër së bashku me vëllanë e saj profesor….ishte një grua e butë dhe na jepte gjithmonë karamele. Nuk më ka ikur kurrë nga mendja mënyra se si e arrestuan së bashku me të vëllanë, xhipat përpara pallatit…ishte e tmershme, nuk e pamë më kurrë….”, është një ndër mesazhet për fotografinë e Krisanthi Venetikut, e publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi.

Mesazhi është shkruar nga Maria Grigori Terezi, e cila ka parë me sytë e saj kur arrestohej fotografja e famshme korçare bashkë me të vëllanë e saj, profesor të muzikës në Korçë. Është një ndër ato ngjarjet që ngulitet përjetë në mendjen e një fëmije, ngjarje që kanë shenjuar kujtesën e fëmijëve shqiptare gjatë diktaturës komuniste…

“Ishte e tmerrshme, nuk e pamë më kurrë” e mbyll mesazhin Maria, për gruan elegante të pallatit të saj të cilën e kishin arrestuar dhunshëm dhe në mënyrë demaskuese para popullit dhe si “armike të popullit”. Por ajo nuk ishte armike e popullit, ishte njeri shumë i dashur për korçarët sepse kishte fiksuar në objektiv, gjenerata të tëra fëmijësh, grash e burrash korçarë, sepse ishte fotografja e parë korçare, ndër të parat fotografe të Shqipërisë…

TEKSIN E PLOTË E GJENI KËTU