Dedikimi prekës i Gentian Zenelajt pas vdekjes së Guljelm Radojës

Ditën e sotme Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër artisti. Bëhet fjalë për aktorin, Guljelm Radoja i cili prej disa ditësh ishte në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të gjendjes së tij të rëndë.

Pas ndarjes së tij nga jeta, një dedikim prekës ka ardhur nga aktori i njohur Gentian Zenelaj, i cili ka shprehur trishtimin për humbjen e profesorit të tij me anë të një statusi në llogarinë e tij në Instagram.

”Kush vdes në këmbë??? Burra si ty miku im. Më trishtove shumë, Profesor i dashur. Qofsh i parajsës Guljem Radoja”, shkruan në postimin e tij Gentian Zenelaj.