Dedikimi prekës i vajzës së Xhevdet Ferrit pas humbjes së të atit: O Kapiten, kapiteni im…

Vajza e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, i ka kushtuar një dedikim prekës të atit.

Bora ka publikuar dje një foto bardh e zi me të atin shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht:

“O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.  

Ditën e djeshme ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare, ndërsa u përcoll sot në banesën e fundit nga familarë dhe miq e adhurues të shumtë.