Juria e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” shpalli Mal Retkocerin dhe këngën “Çmendur” si fituese të vendit të parë të festivalit.
“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, ka deklaruar Retkoceri.
Në vazhdim ju ftojmë ta dëgjoni këngën:
Kompozimi dhe teksti: Mal Retkoceri, Këndon: Mal Retkoceri
ObserverKult
Kliko edhe:
DËGJOJENI KËNGËN QË DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION (TEKSTI DHE VIDEO)