Ju ftojmë të dëgjoni njërën nga perlat e kënduara nga Marie Kraja:
Unë ty moj të kam dashtë,
Prej së vogli, deri n’pleqni,
S’të vjen keq e me më lanë,
E të marrish tjetër njeri?
Sytë e mi ma s’po shikojnë
Qajnë e rrjedhin si burim.
Ah moj zemër, shumë durove
Digju, kallu, hajde bre shpirti im!
ObserverKult
———————————
MARIE KRAJA: MIDIS BALLIT MA KE NJI PIKË (TEKSTI DHE KËNGA)
Midis ballit ma ke nji pikë
Shtatin moj si selvi,
Foli e qeshi ashikut moj dritë
Kur më del moj si pehrri.
Mbret i luleve drandofili
Mbi te nuk ka të shamë.
Shumë telashet i hjekë bylbyli
Kur mendon se del behar.
Zoti ty ta dhasht laikun
Qi more t’rijt tem,
Jam ba borxh me dalë me ikun
E me tretë n’tjetër vend.
Behari vjen tuj u zbukurue
Po na vjen sivjet,
Ndigjo ti moj bukuri
Mu ke pusi dal e t’pres!
T’gjithë dit’t qi i ka motmoti
Të gjitha shkojnë tuj kja.
Ty të raftë nji pikë prej Zotit!
Sa kjofsh gjallë në këtë dynja!