Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie që mbruajnë urtinë popullore shqiptare:
- Armiku ma i rrezikshëm është ai që harrohet!
- Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd!
- Marrja me marre nuk lahet!
- Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë!
- Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë!
- Kurdo që të vdesin prindërit, të lanë jetim!
- Ku s’të thërrasin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo!
- Emri i mirë fitohet me shumë punë të mira dhe humbet me një të ligë!
- Deka s’pyet fukara a zengjin, por tandë i përpin!
- Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar!
- Sevapi as shitet, as blihet!
- Fusha ka sy, mali ka veshë!
- Çilet dera, rritet ndera!
- Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka!
- Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama!
- Mos shkel në dërrasë të kalbur!
- Mos shko si breshka te nallbani!
- Mos shko si cjapi te kasapi!
- Mos u zër për degësh, po për rrënjësh!
- Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell!
- Bie një gurë e shkoqet një mur!
- Buka që thyet s’ngjitet më!
- Dita ka sy, nata ka veshë!
- Foli derës të dëgjojë dritarja!
- I paburri nuk i njeh burrat!
- Kush ka mend e besë ka edhe fat!
- Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!
- Mos u mat me hijen e me njerëzit!
- Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen!
- Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh!
- Ha të rrosh, jo rro të hash!
- Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet!
- Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen!
- Mos u mat me hijen e pasdrekes!
- Mashë e tjetrit mos u bëj!
- Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.
ObserverKult
Lexo edhe:
ANEKDOTË POPULLORE SHQIPTARE: ZOR ME U PASURU E LEHTË ME U FIK’