Alejandro Jodorovski në librin e tij “Manual i psikomagjisë ” i paraqet llojet e relatave amënore parë nga perspektiva e një psikogjenealogjisti.
Sipas Jodorovskit psikomagjia është derivat i poezisë dhe teatrit. Nuk është shkencë por është një teknikë e krijuar dhe e ushtruar nga vetë ai për t’i shëruar shpirtrat njerëzor.
Jodorovski e bazon metodologjinë e tij në premisën që pavetëdija ndërmerr veprime simbolike sikur të ishin ngjarje të vërteta,në mënyrë që një akt magjik-simbolik të mund të modifikojë sjelljen e pavetëdijes, dhe për pasojë, nëse aplikohet siç duhet, kuron disa trauma dhe gjendje psikologjike.
Përndryshe Jodorovskin e njohim si regjisor filmi, teatri, dramaturg, eseist, poet, filozof, psikolog etj.
SIMBIOZA NËNË-BIJË
Një nënë, impulsi narcizist i së cilës nuk është kënaqur dhe nuk ka arritur në jetë atë që ka pasur për synim, e kthen vajzën e saj në një zgjatim të egos së saj, duke e përdorur atë si një pasqyrë të vetvetes dhe duke e zhvlerësuar në mënyrë të pandërgjegjshme individualitetin e saj. Një nënë e tillë e detyron vajzën ta shohë botën me sytë e saj. Ajo ndan intimitetin e saj seksual me të dhe vazhdimisht e detyron atë të vishet si ajo, të blejë të njëjtin lloj këpucësh si ajo, t’i kreh flokët e saj si ajo, të vendosë grim ose të vishet si ajo, të ecë si ajo dhe madje të sillet dhe të flas si ajo. Është një mani psikologjike për të arritur “një shans të dytë” në jetë, përmes vajzës. Është një impuls infantil i nënës, i cili me kalimin e viteve bëhet patologjik. Në këtë rast, vajza humb mundësinë për të luftuar për një jetë të pavarur. Ajo jeton e lidhur me nënën e saj duke besuar se “kështu duhet të jetë”, “Unë duhet të jetoj për nënën time”, “Unë duhet të kujdesem për nënën time”, “Unë duhet të jem si nëna ime”, “Unë duhet të arrij gjërat që nëna ime nuk i arriti kurrë .
SIMBIOZA NËNË-BIR
Ka një lloj grashë të cilat nuk kanë triumfuar në jetë me meritat e tyre dhe kur lindin fëmijë meshkuj, synojnë t’i realizojnë me ta aspiratat e tyre, kërkojnë të jenë të përsosura përmes tyre. Kulturalisht, në të gjitha shoqëritë, të jesh burrë do të thotë të jesh i përkryer dhe kur nëna ndihet e paaftë të korr sukseset e veta, ajo do ta bëjë këtë përmes një fëmije mashkull. Ato do të veprojnë përmes djalit të tyre, do ta përdorin atë për qëllimet e tyre, duke e nxitur të studiojë diçka që ato nuk mundën , duke i motivuar ata të jenë ambiciozë dhe duke shkaktuar kështu një uri për të qenë të suksessshëm.
SIMBIOZA BABA- BIR/BABA -BIJË
Disa prindër egomaniakë, të cilët i shohin fëmijët e tyre si konkurrentë të rrezikshëm sillen me ata vrazhdë, në mënyrë që t’i mbajnë gjithmonë nën kontrollin e tyre, duke i terrorizuar ata me të ardhmen, duke u thënë atyre se nëse nuk arrijnë financiarisht atë që ka arritur ai, i pret një e ardhme e keqe. Është një mënyrë gjoja për t’i sfiduar ata, me pretekstin për t’i bërë
fëmijë të suksesshëm, konkurrentë. Në këtë mënyrë ata realizojnë qëllimet. Duke u bërë kështu si një barrierë e patejkalueshme , ata i mbushin fëmijët e tyre me ankth, me zhgënjim.
Çfarëdo që të bëjnë fëmiiët, asnjëherë nuk mjafton për baballarët. Çdo arritje e fëmijës është një asgjë në krahasim me arritjet e mëdha të babait. Fëmijët gradualisht fillojnë dhe e urrejnë përpjekjen, kënaqësinë e fitimit të parave dhe e urrejnë veten e tyre sepse janë të brishtë dhe frikacakë.
NËNA PUSHTUESE
Kur babai mungon në një familje (ka vdekur, është ndarë, ia ka mbathur, ose është indiferent), nëna shpesh bëhet pushtuese. E përqendruar në rolin e dyfishtë të saj nënë-baba, ajo do të bjerë në disa nga kurthet e mëposhtme: ose do të jetë një nënë krejtësisht mbiprotektore ose do të ndihet gjithçka për fëmijën e saj, duke mos lejuar që të kenë jetë private, që të mbajnë sekrete, ose që ata të jenë të pavarur pa praninë e saj.
NËNA VRASËSE
Ata nuk duan të jenë nëna, thjesht duan të sigurohen se janë gra. Ata mund të vijnë nga familje ku femra është e dorës së dytë, ndërsa meshkujt janë kryesorët. Ka legjione të grave në botë që vuajnë , sepse u kanë thënë ” djalë prisnim, jo vajzë; dhe për të kënaqur babanë, vajza fillon maskilizohet; nëna, nga ana tjetër, i fut asaj idenë se është fatkeqësi të lindësh dhe të bëhesh skllav i një pasardhësi të padëshiruar; etj.
Ajo ndjen se i përket veç truri dhe se trupi i saj është i ndaluar për të. Duke jetuar si një burrë i frustruar, ajo mohon kënaqësinë vaginale dhe në asnjë mënyrë nuk pranon të bëhet nënë. Ajo të lejon ta mbjellësh farën, pastaj e aborton. Sigurohet vetëm që mundet të lind . Kjo që dëshiron të jetë “dikush që mundet” fsheh thellë një rivalitet me babanë, si dhe një identifikim me imazhin e nënës.
Shtatzënia qetëson si ndjenjat e saj të sterilitetit, ashtu edhe dëshirën e saj të pafuqishme për riprodhim. Urrejtja ndaj vetes, për ndjenjën e tredhur, do ta shtyjë atë të krijojë një marrëdhënie me një burrë që për të njejtën arsye urren nënën e tij dhe krejt gratë në përgjithësi. Ashtu si ka nëna vrasëse, ka edhe baballarë vrasës, që kërkojnë lehtësim të përkohshëm nga tensionet e tyre seksuale, pa ndonjë dëshirë për të pasur fëmijë . Fakti që gruaja mbetet shtatzënë u shkakton atyre një shqetësim të papërballueshëm.
NËNA TË NGRIRA
Ata duan që barku tu fryhet, por nuk duan të lindin. Ata përfitojnë nga shtatzënia e tyre për t’u rrethuar me butësi dhe kujdes si një foshnjë, diçka që u ka munguar gjithmonë. Të qenit shtatzënë, e kthen në qendër të kujdesit familjar, i bën ato të plotësojnë nevojat e tyre emocionale. Do të jenë të lumtura për nëntë muaj, por menjëherë pas lindjes , do të vuajnë nga depresioni i rëndë dhe ndoshta urrejnë pasardhësit e tyre për privimin nga kujdesi që ajo mori gjatë shtatzënisë. Ato mund të prodhojnë qumësht- kos, i cili u shkakton diarre bebeve. Ky lloj i gruas fëminore do të krijoj marrëdhënie me një burrë me fëmijëri të ngjashme: i mësuar pa dashuri, ai ka nevojë për një nënë shtatzënë, duke e projektuar veten në fetus; por ajo është në ankth ndaj lindjes, me xhelozi të paepur do të ndihet si një vëlla më i vogël që vjen të vjedhë kujdesin e nënës së saj.
Ndërsa mashkulli sapo zbulon se gruaja është shtatzënë, ikën me vrap.
Një lloj tjetër i nënës së ngrirë është rezultat i familjeve në të cilat breza të tëra grashë kanë sakrifikuar jetët e tyre duke lindur një numër të madh fëmijësh, ku disa u kanë vdekur gjatë lindjes.
Ka dhe nga ata njerëz që mendojnë se janë bartës të spermës vrasëse. Këta gjatë periudhës së shtatzënisë, ndihen fajtorë pasi ndiejnë sikur po vrasin gruan dhe fëmijën që ajo duhet të lind.
Ndërsa muajt përparojnë, gruaja shtatzënë do të përjetojë një terror më të madh, shumë herë do të jetë para abortit spontan, do të ketë nevojë për kujdes intensiv, do të duhet të shtrihet për muaj të tërë, etj.
Bebi i këtyre nuk do të jetë lajmëtar i jetës por i vdekjes. Zakonisht lind nën anestezion dhe me prerje cezariane.
Një lloj tjetër të nënës së ngrirë kemi kur gruaja ndjen turp nga shtatzënia e saj. Për arsye të ndryshme, as fëmija, as babai i fëmijës nuk pajtohen me bindjet dhe planet familjare.
Kjo mund të jetë një nënë vetushqyese, të ketë kryer inçest, të jetë mbarsur nga një burrë i një race tjetër, etj. Ajo mban në barkun e saj frytin e asaj që beson të jetë mëkat ose tradhti. Ndërsa është shtatzënë, largohet nga territori i saj ose fsheh barkun dhe ka frikë se lindja e foshnjës do ta bëjë të humbasë dashurinë e prindërve dhe të afërmve.
Kur një nënë e ngrirë lind, ajo në mënyrë delikate vepron sikur fëmija i saj të mos ketë lindur plotësisht, duke u përpjekur ta parandalojë atë nga zhvillimi i autonomisë psikike; mund ta bëjë këtë, por kjo është e mundur vetëm me çmimin e një shqetësimi të thellë në zhvillimin e foshnjës. Ky mund të bëhet një fëmijë psikotik, një adoleshent skizofrenik, ose një i rritur i paskrupullt.
NËNAT E THATA
Ato janë të gatshme të lindin, por nuk pranojnë faktin të rrisin foshnjën që guxoi të ndahej nga trupi i saj, e cila di vetëm të thithë, kafshojë dhe bërtasë, e cila e kërkon atë në çdo moment, e largon nga jeta e saj seksuale dhe nuk merr parasysh që ajo është një individ i pavarur …
Në një nga seminaret e mia në Barcelonë morën pjesë një çift i martuar me gruan shtatzënë gjashtë muajshe. Me treguan se me pëlqim të përbashkët, ajo po kalonte një trajtim të injeksioneve të përditshme për të parandaluar formimin e qumështit në gjinjtë e saj. Aktin e gjidhënies ajo e shihte si të neveritshme …
Kishte edhe disa arsye të tjera, të cilat i dukeshin shumë të drejta burrit si, nuk donte që trupi i saj të deformohej, jeta ishte shumë e shkurtër për të sakrifikuar veten, nuk mund të humbte kohën e çmuar për përmbushjen e obligimeve si menaxhere e një kompanie, të mbante një fëmijë të varur nga gjiri do ta bënte të ndihej si kafshë, etj.
Ishte e qartë se në atë çift gruaja përfaqësonte sipërmarrësin, biznesmenin, mbajtësin e familjes, duke punuar jashtë shtëpisë. Burri përfaqësonte amvise të përkushtuar në punët e shtëpisë, duke përgatitur ushqim ose duke i dhënë
foshnjës shishe: një rast tipik i një çifti me një identitet të prishur seksual.
Ai nuk e njeh maskilitetin, sepse ka pasur një baba të dobët, ose nuk e ka pasur fare, ka një etje të pangopur për vëmendje, ai pranon që gruaja e tij të bëhet nënë, por nuk dëshiron që ajo të shpërqendrohet duke ushqyer një rival. Në çdo kohë ai duhet të jetë.qendra, fëmija do të ketë një rol dytësor.
Prej tyre mund të dal një alkoolist, një duhanpirës kompulsiv, një narkoman, një grykës…
Qumështin e gjirit nuk e zëvendëson as ai i ndonjë gruaje tjetër as i ndonjë kafshe . Nëse ushqyerja me gji nuk zgjat mjaftueshëm, fëmija mund të ketë vështirësi në të folur, të vuajë nga sulme tërbimi ose sëmundje kronike si dhimbje zorrësh, astmë, dhimbje koke, presion të lartë gjaku, sulme paniku, lodhje të vazhdueshme, të ndiejë mungesën e dashurisë – që merret nga faza e laktacionit – që është aq e nevojshme në fëmijëri.
NËNA POSESIVE
Me mohimin e burrit (imitim i urrejtjes që nëna ka pasur drejt botës mashkullore), kjo grua do të konsiderojë se djali është ekskluzivisht i saj. Mund të lind më vonë dhe t’i jap gji më shumë sesa është e nevojshme. Do ta pushtojë psikikën e tij duke e imponuar veten si të gjithëdijshme, do ta mbajë atë në kufij të ngushtë fëminor, duke e kthyer në spektator të vetin.
Djali, duke mos arritur të bëhet i rritur, do të luftojë me ankth, i pafuqishëm, për të çliruar veten nga kjo nënë e cila ndonjëherë në ëndrrat e këqija i shfaqet si një merimangë.
Ai do të plaket duke u përpjekur ta detyroj nënën e tij ta shohë si një pasqyrë që di të dëgjojë. Rezultati i një devijimi të tillë rezulton në projekte vetëvrasjeje, iluzione të përndjekjes, sterilitet, psikozë, neuroza dështimi.
NËNA ME MENDJE TË SHËNDOSHA
Me një mendje dhe trup të shëndetshëm, seksualitet të kënaqur dhe emocione të ekuilibruara, në bashkëpunim të ngushtë me partnerin , ato do të lindin, ushqejnë me gji dhe do të rrisin fëmijë në marrëveshje të përsosur me natyrën. Ato do të jenë të vetëdijshme se fëmija i ardhur në jetë nuk është një organ i brendshëm i tyre, por se ka ardhur si një domosdoshmëri e universit për të siguruar
shtigje të reja, për të bërë një hap më shumë në evolucionin që çon qenien njerëzore drejt pavdekësisë. Ato nuk synojnë të rrënjosin në to modele të vjetruara të së kaluarës, por vetëm do t’u transmetojnë atyre vlerat e paraardhësve të tyre; Ato do ta lënë veten të drejtohen nga fëmija, duke e konsideruar atë mësuesin e tyre, duke u ofruar atë që kërkojnë dhe e duan dhe jo atë që gracka familjare e do për to për ta tjetërsuar, ose ta devijojë nga qenia e tij thelbësore. Këto nëna nuk do të ndihen kurrë si posedues unikë të fëmijës, ato do ta ndajnë atë me partnerin e tyre dhe me botën. Ato nuk do t’ju thonë “shkoni kësaj udhe “, por do t’ju tregojnë sa më shumë udhë të jetë e mundur duke ju dhënë mundësinë për të zgjedhur vetë. Ato do të dinë të përshtaten me nevojat e foshnjës, duke e ushqyer me gji për aq muaj sa është e nevojshme, duke
e mbajtur me dashuri në krah sa më gjatë dhe duke e tundur me përkëdheli që të ndiej mbrojtje. Kjo përvojë bën që foshnja të ndihet e vërtetë, e gjallë , e përgatit që sa më parë të bëjë dhe të pranoj gjëra.
NËNA QË TË KRITIKOJNË VAZHDIMISHT NË TELEFON
Ka nëna që, duke jetuar veç vajzave, orë e minutë i marrin në telefon. Duke vuajtur nga një mani perfeksioniste, ato zhvillojnë një frymë egoiste.
Duke ndjerë se kanë të drejtë në gjithçka, ato projektojnë për vajzat e tyre gabimet që nuk mund t’i pranojnë për veten e tyre. Sa herë që komunikojnë me të, nuk mund të mos e kritikojnë. Nëse kësaj i shtohet dhe fakti se viktimës i mungon babai dhe se mbështetet vetëm në dashurinë amënore, secila fjalë fyese e lëndon atë në
mënyrën më intime. Në këtë rast ju këshilloj të veproni kështu:
Bëni një tapë zemër të kuqe dhe vendoseni pranë telefonit. (Nënës duhet t’i ndalohen kritikat në telefon ) Sa herë që nëna ju sulmom verbalisht duhet të futet një shigjetë në tapë. Kur zemra është mbushur, duhet të numëroni shigjetat, pa i hequr ato, dhe të blini një numër të njejtë çokollatash të mbështjellura me letër të kuqe metalike. Nëse ka pesëdhjetë shigjeta,duhet të jenë pesëdhjetë çokollata. Zemra e shpuar nga shigjetat, e rrethuar me çokollata, duhet të dërgohet me postë në një kuti dekoruese shoqëruar me një karton rozë ku keni shkruar: “E dashur nënë, nga që të dua të fal për dhimbjet që m’i shkaktojnë kritikat tua në telefon”.
Përktheu: Xhemazije Rizvani