Në qershor të vitit 2021, në media qarkulloi një lajm se Mirush Kabashi kishte ndërruar jetë. Aktori i madh i skenës shqiptare gëzonte shëndet të plotë dhe deklaroi se lajmin e mori me sportivitet.
Sot, më 5 dhjetor kur arti është vërtetë në zi për humbjen e madhe të Kabashit, Arbana Osmani ka kujtuar fjalët e këtij të fundit, i ftuar në Festivalin e Këngës.
Kabashi tha se nuk e dinte nëse lajmi që u shpërnda ishte i qëllimshëm, ose keqkuptim, por ishte i lumtur që mësoi se çfarë thonë njerëzit pas vdekjes së tij.
“Nuk e di nëse është bërë qëllimisht, gabimisht apo ka qenë lapsus, por e vërteta është kjo, që unë pata kënaqësinë të provoj çfarë kam lënë pas. Kam përjetuar një kënaqësi sepse kam konstatuar se ajo që do të lë pas është pasuria më e madhe,” – u shpreh Kabashi.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA AKTORI I MIRËNJOHUR, MIRUSH KABASHI
Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.
Kolosi i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, fituesi i “Sfinksit të Artë” mes aktorëve nga e gjithë bota me interpretimin e “Apologjisë së Sokratit”, ka mbyllur sytë për të mos u zgjuar më kurrë pas mesnate.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e artistit, të cilët nëpërmjet një njoftimi shkruajnë se: “Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”
Tekstin e plotë e gjeni KËTU