Aktorja e njohur: “Jam e lumtur që nëna ime vdiq”

nënat

Së fundmi aktorja e njohur, Jennette McCurdy, ka habitur adhuruesit me deklaratën e saj.

Aktorja e njohur për rolin e saj në “iCarly”, ka zbuluar se ka përjetuar abuzim fizik dhe emocional nga nëna e saj e ndjerë, Debbie dhe ndihet e lumtur që ajo ka ndërruar jetë.

”Unë jam e kënaqur që vdiq nëna ime. Dhe nuk do të gënjej. Ishte shumë e vështirë të arrish këtu. Por tani, unë jam në një vend në jetën time që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur. Dhe më në fund ndihem e lirë”.

“Kujtimet e mia më të hershme të fëmijërisë ishin ato të kaosit. Emocionet e nënës sime ishin aq të çrregullta sa ishte si të ecje në litar çdo ditë. Luhatjet e humorit ishin të përditshme. Nëna ime kishte ëndërruar gjithmonë të ishte një aktore e famshme dhe ajo ishte e fiksuar të më bënte një yll”, rrëfeu ajo, transmeton ‘lapsi.al’.

Gjithashtu, Jennette tregoi se kur ishte vetëm 11 vjeçe, Debbie i mësoi të bijës sesi të kufizonte kaloritë dhe ndihmoi në të ushqyerin e saj të çrregullt.


———————————————————————————————-

LEXO EDHE: RRËFIMI I ADELES: PSE VENDOSA “TA ÇMONTOJË” JETËN TIME…

Këngëtarja britanike Adele ka dhënë një intervistë për revistën prestigjoze “Vogue”. Ku është shprehur se albumi i saj i ri u regjistrua për të ndihmuar djalin e saj nëntëvjeçar të kuptojë pse ajo dhe babai i tij u divorcuan.

“Doja t’i shpjegoja atij përmes këtij regjistrimi, kur ai është në të njëzetat ose të tridhjetat. Kush jam dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të ‘çmontoj’ gjithë jetën e tij. Në kërkim të lumturisë sime,” tha ylli për Vogue.

Kjo ka ndikuar shumë tek ai. Dhe kjo është një plagë e vërtetë për mua. Që nuk e di nëse do të jem ndonjëherë në gjendje ta shëroj,” shtoi ajo.

33-vjecarja ka dhënë intervista të veçanta për edicionet britanike dhe amerikane të Vogue. Ndërsa përgatitet të nxjerrë albumin e saj të katërt të shumëpritur…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU