Çelësi i dhomës ku vdiq perandori francez, Napoleoni do të dalë në ankand pasi u gjet në Skoci.
Perandori francez u mbajt si i burgosur i britanikëve në ishullin St Helena në Atlantikun Jugor pas disfatës së tij në Waterloo. Ai vdiq në 1821 dhe çelësi i dhomës së gjumit u mor nga një ushtar britanik dhe përfundoi në një shtëpi të vendit jashtë Edinburgut, shkruan ”BBC”.
Pasardhësit skocezë të ushtarit e kanë vënë çelësin në dispozicion për shitje. Ai është në ankand në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”, së bashku me zarfin dhe shënimet me të cilat u gjet, të cilat vlerësohet të vlejnë deri në 5,000 funte. Ushtari Charles Richard Fox e mori çelësin nga Shën Helena dhe ia dha nënës së tij, Baroneshës Holland, një “super fanse” e Napoleonit.
Ajo tashmë kishte një koleksion sendesh të lidhura me ish-shtetarin francez dhe udhëheqësin ushtarak të lindur në Korsikë, përfshirë një nga çorapet e tij. Pasardhësit skocezë të ushtarit dhe baroneshës gjetën çelësin ndërsa po hapnin një bagazh të vjetër.
David Macdonald, nga “Sotheby’s”, tha: “Ne shohim gjëra që lidhen me Napoleonin gjatë gjithë kohës, fotografi ose orendi të rëndësishme nga një prej shtëpive të tij të mahnitshme”, transmeton ‘rtklive’.
“Por ka diçka në lidhje me çelësin i cili, veçanërisht pasi vjen nga vendi ku ai ishte i burgosur, është mjaft i fuqishëm, veçanërisht pasi është çelësi i dhomës ku ai vdiq”. “Është diçka e botës tjetër. Ishte një objekt aq i fuqishëm sa edhe sot”.