Një lajm të mirë për kulturën ka dhënë ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Këtë herë bëhet fjalë për “Delegacionin”, filmin e Bujar Alimanit e me skenar të Artan Minarollit. Me titull “Le dernier prisonnier”, “I burgosuri i fundit” do shfaqet nga 22 korriku në kinematë franceze dhe pas kësaj do garojë për ‘OSCAR 2020’.
Protagonistë të filmit janë të mëdhenjtë Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Kasem Hoxha dhe i ndjeri Xhevdet Ferri.
Postimi i plotë:
“Më shumë qejf ndaj me ju këtë lajmin e mirë për një film shqiptar që e kam shumë për zemër siç kam për zemër njerëzit që e realizuan.
Filmi “Delegacioni” del në kinematë e Francës në 22 korrik, me titullin “Le dernier prisonnier” (I burgosuri i fundit).
Ishte projekti i zemrës se Artan Minarollit, që u përfundua me shumë sukses nga regjizori Bujar Alimani, dhe loja fantastike e Viktor Zhustit, Ndriçim Xhepës, një tjetër miku që na la – Xhevdet Feri, Rovena Lules, Kasem Hoxhes, Mirela Naska dhe jo vetëm, një skuadër që punoi me dashurinë për filmin dhe për Tan Minarollin, që e mbajnë gjallë Etleva Minarolli dhe Mira Turkeshi Gramo-producente të këtij filmi!
E fundit, por jo për nga rëndësia, ky film përfaqëson Shqipërinë në garën e madhe për OSCAR 2020”, shkruan Kumbaro./ObserverKult