Reshjet e dendura te shiut nuk kanë kursyer as Urën e Zogut në Milot e cila është monument kulture.
Nga prurjet e shumta të lumit të Matit, trasea e urës ka pësuar plasaritje dhe ka humbur rreth dy metra.
Monumenti rrezikon te shembet plotësisht, teksa alarmi për këtë situate është dhënë prej kohësh, pasi këmbët janë gërryer nga shfrytëzimi pa kriter i lumit./panorama.com.al