“Kanuni i Lekë Dukagjinit” në duart e autores së “Fifty Shades of Grey”

“Kanuni i Lekë Dukagjinit” po studiohet nga autorja Erika L. James e cila shkroi “Fifty Shades of Grey”.

James në rrjetet sociale ka publikuar një imazh të kopertinës së “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, duke e shoqëruar me mbishkrimin TM2.

Autorja në vitin 2019 publikoi romanin “The Mister” ku trajtohet historia e Maxim Trevelyani i cili dashurohet me një emigrante shqiptare pa dokumente, Alesia Demaçi.

Romani përfundon kur dy të dashuruarit vijnë në Shqipëri, babai i Alesias kërcënon Maximin që të martohet me vajzën e tij, transmeton ‘konica.al’.

E autorja James po vjen me vëllimin e dytë të “The Mister“, që si duket për ta realizuar më mirë i duhet t’i njoh traditat e zakonet e vjetra shqiptare që për këtë iu është drejtuar “Kanunit të Lekë Dukagjinit”.


Lexo edhe:

PSE GRATË DIKUR ECNIN PAS BURRAVE?!

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhet të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit. Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës, theksohet prerazi: “Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi për t’i lënë gjithmonë gratë prapa burrave ndër shqiptarët është interpretuar si dëshmi simbolike e shpërfilljes deri e përçmimit të vajzave e grave.

Por, përtej një interpretim të tillë, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU