Dënimi i poetes Mimoza Ahmeti, Edi Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dënimit të poetes dhe autores së disa këngëve Mimoza Ahmeti për ndërtim të paligjshëm.

Rama thotë se çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm por zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se dosjet për evazion fiskal, pastrim miliona dollarësh flenë në Prokurori e kjo e fundit merret me gjëra të vogla.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!

Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike”- shkruan Rama.


Lexo edhe:

DËNOHET POETJA E NJOHUR, MIMOZA AHMETI, JA PSE

Poetja Mimoza Ahmeti do duhet të punojë 40 orë në shërbim të komunitetit, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës e cila e ka dënuar për ndërtim të paligjshëm.

Pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, Gjykata urdhëroi që Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU