Dënohet poetja e njohur, Mimoza Ahmeti, ja pse

mimoza ahmeti

Poetja Mimoza Ahmeti do duhet të punojë 40 orë në shërbim të komunitetit, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës e cila e ka dënuar për ndërtim të paligjshëm.

Pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, Gjykata urdhëroi që Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës pasi e akuzoi poeten shumë të njohur se ndërtoi një banesë në vendin ku e kishte në Petrelë.

Ahmeti u bë kështu rasti i dytë i personazheve të njohur që dënohet, kohët e fundit, pas këngëtarit Bojken Lako, “për ndërtim të paligjshëm”./dritare.net


Lexo edhe:

MIMOZA AHMETI: MOS E GJYKO VETEN

ObserverKult