Denoncimi nga familja e Pablo Nerudës: “E kanë helmuar…”

Familja e poetit dhe politikanit kilian Pablo Neruda, i cili vdiq në vitin 1973 si pasojë e kancerit të avancuar të prostatës, thanë se ai u helmua nga “agjentët shtetërorë”.

Sipas Rodolfo Reyes, avokat dhe nip i shkrimtarit, në vitin 2017 u gjet një “sasi e madhe clostridium botulinum” në trupin e Nerudës.

Pra, një bakter patogjen i aftë për të shkaktuar botulizëm, një sëmundje e shkaktuar nga një toksinë që sulmon nervat e trupit.

“Mund ta them me siguri sepse i di raportet. E them këtë si avokat dhe nip, me shumë përgjegjësi.

Gjyqtarja nuk mund ta vërë në dukje ende, sepse ajo duhet të ketë të gjitha informacionet”, tha Reyes për “El País”.

“Kjo është ajo që ne prisnim, sepse paneli i vitit 2017 kishte gjetur tashmë Clostridium botulinum. Por, nuk dihej nëse ishte endogjen apo ekzogjen. Kjo do të thotë, nëse ishte e brendshme ose e jashtme. Dhe tani është verifikuar se ka qenë endogjen. Dhe gjithashtu është injektuar”, siguroi ai.

Neruda, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1971, vdiq më 23 shtator 1973 në klinikën Santa María në Santiago. Ai vdiq 12 ditë pas grushtit të shtetit që përmbysi Presidentin e atëhershëm Salvador Allende dhe e la vendin në duart e Augusto Pinochet.

Për 40 vjet, shkaku zyrtar i vdekjes së tij ishte kanceri metastatik i prostatës. Ky dyshim ishte derisa foli ish-shoferi i tij, Manuel Araya, i cili siguroi se Neruda ishte helmuar.

Një grup mjekësh ligjorë theksuan tashmë në vitin 2017 se Neruda nuk vdiq nga kanceri, siç u raportua fillimisht, gjë që hap mundësinë për hipoteza të tjera.

Vetëm nipi i Nerudës ka dhënë detaje për rezultatet e analizave të kryera nga një trup ekspertësh ndërkombëtarë. Ndërkohë, pritet që të gjitha rezultatet të publikohen këtë të mërkurë, kur raporti t’i dorëzohet gjyqtares Paola Plaza.

Edhe pse informacioni i saktë në raportin përfundimtar nuk është i detyrueshëm për vendimin që duhet të marrë gjyqtari, Plaza duhet të vlerësojë provat. Po ashtu të përcaktojë nëse ka pasur apo jo ndërhyrje nga të tretët.

Hetimet kanë vazhduar për më shumë se 10 vjet nën sistemin e vjetër të drejtësisë kilian. Ky sistem mban në fshehtësi dosjet e çështjes Neruda, si dhe të tjera që lidhen me shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë diktaturës Pinochet.

Për më tepër, është paneli i tretë i shkencëtarëve ndërkombëtarë që hetojnë arsyen e vërtetë të vdekjes së Nerudës.

E para, e cila u krijua në vitin 2013, përcaktoi se vdekja e tij ishte për shkak të kancerit të prostatës që vuante poeti.

E dyta ishte ajo që gjeti në vitin 2017 bakterin Clostridium botulinum.

Ky i fundit, i përbërë nga shkencëtarë nga Kanadaja, Meksika, El Salvadori, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Kanadaja dhe Kili, përpiqet të përcaktojë nëse origjina e baktereve ishte endogjene apo ekzogjene./a2news

ObserverKult


pablo neruda

Lexo edhe:

HAPEN SËRISH HETIMET MBI VDEKJEN E POETIT TË FAMSHËM, PABLO NERUDA

Nuk ishte një kancer i pandalshëm në prostat, sikurse u tha. Por ishte një lëndë toksike vdekjeprurëse shkaku i vdekjes së poetit kilian.

Pablo Neruda, ishte fitues i çmimit Nobel për Letërsinë thuajse 50 vjet më parë.

Tragjedia ndodhi 12 ditë nga grushti i shtetit të gjeneralit Augusto Pinoçet.

Ky i fundit i dha fund eksperiencës demokratike të presidentit Salvador Allende.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult