Denzel Washington: Mos u ndjeni keq nëse dështoni… bëni atë që e pëlqeni…

“Mos u ndjeni keq nëse dështoni. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, sado i rëndë të jetë dështimi.

Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra.

Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.

Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort.

Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…”(bota.al)

ObserverKult


puno fort denzel washington

Lexo edhe:

RRËFIM RRËQETHËS I DENZEL WASHINGTON: BABAI BËNTE TRI PUNË QË TË NA MBANTE

Nga Denzel Washington

“Familja ime ishte e pasur shpirtërisht. Babai ynë punonte 15 orë në ditë, dy ose tre punë të ndryshme dhe të dielave ishte predikues.

Ne ishim brezi që vështirë se e shihnin babanë e tyre: largohej herët në mëngjes dhe kthehej vonë natën. I zënë me një mijë gjëra për të rritur familjen.

Do donte që ne të shkonim në punë, por nëna jonë na futi dëshirën për të studiuar dhe për të shkuar në universitet. Nëna ime, e cila është 90 vjeç, më mësoi të mbaj këmbët në tokë. Kur fitova Oscarin e parë më tha: “ok, tani hiqi plehrat!”./dritare.net

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult