Rrëfim rrëqethës i Denzel Washington: Babai bënte tri punë që të na mbante

Denzel Washington

Nga Denzel Washington

“Familja ime ishte e pasur shpirtërisht. Babai ynë punonte 15 orë në ditë, dy ose tre punë të ndryshme dhe të dielave ishte predikues. Ne ishim brezi që vështirë se e shihnin babanë e tyre: largohej herët në mëngjes dhe kthehej vonë natën. I zënë me një mijë gjëra për të rritur familjen.

Do donte që ne të shkonim në punë, por nëna jonë na futi dëshirën për të studiuar dhe për të shkuar në universitet. Nëna ime, e cila është 90 vjeç, më mësoi të mbaj këmbët në tokë. Kur fitova Oscarin e parë më tha: “ok, tani hiqi plehrat!”./dritare.net

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“LA CASA DE PAPEL”: KUSH ËSHTË ALVARO MORTE, AKTORI QË E LUAN PROFESORIN

Profesori, është një prej arsyeve pse njerëzit janë bërë të varur nga seriali “La Casa de Papel”.

Ku “La Casa de Papel” (“Money Heist”) për herë të parë nisi të emetohej në Netflix, shikuesit u njoftuan me seriozin, por gjeniun, ‘djaloshin e keq’, i cili është orkestruesi i aktiviteteve.

Gjatë katër sezoneve e kemi parë protagonistin stoik, të fokusuar, fanatik ndaj asaj që bën e deri te momentet kur e ka humbur gjakftohtësinë. 

Më poshtë jua sjellim disa të dhëna për aktorin e talentuar. Duke mësuar pse shikuesit e duan aq shumë në rolin e kriminelin mendjemprehtë.

Ka luajtur në seriale dhe filma

Kur Morte e nisi karrierën artistike në vitin 2002, ai luajti një rol të vogël në dramën spanjolle, “Hospital Central”. Ky serial ishte krahasuar me “E.R.”. Rolin e parë të rëndësishëm filmik e luajti në “Lola, la pelicula”. Ishte një film për valltaren spanjolle të flamengos, Lola Flores.

Që atëherë ka luajtur në serialin “Isabel” krahas bashkaktores në “La Casa de Papel”, Ursula Corbero dhe shumë projekte tjera, si “Bandolera”, “Amar en tiempos revueltos”, “Mirage” e “El embarcadero”.

Është i martuar

Morte dhe gruaja e tij, stilistja Blanca Clemente, janë martuar në një ceremoni private. Ata janë prindër të dy fëmijëve binjakë, një vajzë dhe një djalë.

“La Casa de Papel” ia ndryshoi jetën

Falë suksesit të madh të këtij seriali, Morte dhe pjesa tjetër e aktorëve janë bërë të njohur botërisht. Ai nuk ishte mësuar që të shndërrohej në sensacion brenda natës dhe këtë ia mundësoi roli i Sergio “El Profesor” Marquina.

Aktori ka thënë që ndihet me fat për shkak të suksesit të serialit dhe për faktin se i ofrohen role nga e gjithë botë. Seriali rekordthyes ia ndryshoi jetën.

“Ka ndryshuar shumëçka, por në një aspekt jam i njëjti. Nuk i kam ndryshuar shprehitë apo sjelljen. Por, është vërtetë që në një anë është pjesa e famës dhe është e çuditshme që brenda natës ia nisën të më kërkojnë fotografi dhe autografe”, ka thënë 45-vjeçari në një intervistë për versionin brazilian të Metro Journal.

Një tjetër serial e ka sfiduar Morten si aktor

Gjatë pushimit nga xhirimet e “La Casa de Papel”, aktori ka punuar në serialin tjetër, “El embarcadero”. Ngjarja është realizuar nga autorët e njëjtë të “Money Heist”, ndërsa flet për një burrë të dashuruar në dy femra. Karakteri që luan Morte, i quajtur Oscar, është një burrë i martuar me një bagazh emocional.

Gjatë promovimit të serialit, aktori ka thënë se kishte pasur frikë që të hynte në këpucët e Oscarit, meqenëse duhej ta luante mashkullin që e tradhtonte gruan dhe njëherësh ta bindte publikun për të mos e paragjykuar.

Krahas punës si aktor, ai është pronar i një kompanie teatrale të quajtur “300 pistolas” (në shqip: “300 pistoletat”) të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult