Derisa ishte duke notuar në lumë, ndahet nga jeta aktorja amerikane

Aktorja Mary Mara ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.  Aktorja është mb ytur ndërsa po notonte në lumin St. Lawrence në qytetin Cape Vincent, tha policia e shtetit të New York-ut në një deklaratë.

Policia tha se nuk janë konstatuar shenja të dhu nës në trupin e saj.

Ndërkohë, pritet që të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkakun zyrtar të vd ekjes. 

“Mary ishte një nga aktoret më të bukura që kam takuar ndonjëherë. Më kujtohet akoma që e pashë në skenë në vitin 1992 në “Mad Forest” në Broadway. Ajo ishte energjike dhe e vërtetë.

Të gjithë e donin atë. Do të na mungojë shumë”, tha menaxheri i saj, Craig Dorfman.

Aktorja dominoi zhanrin e dramës televizive me role në shfaqje të njohura si “Nash Bridges”, “ER”, “Criminal Minds”, “The West Wing”, “Shameless”, “Lost” dhe “Star Trek: Enterprise”, transmeton EO.


Lexo edhe:

VUANTE NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË, NDAHET NGA JETA PEDAGOGIA E NJOHUR DHE ISH-PREFEKTJA E QARKUT TË TIRANËS

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare pedagogia Edlira Haxhiymeri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falënderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira. Ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.
Lamtumira e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali i pedagoges Endrit Yzeiraj.

Haxhiymeri vuante prej 5 vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Që nga viti 1987 ajo ka dhënë mësim në fushën e psikologjisë. Dhe ka punuar prej 30 vitesh pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult