Dervish Shaqa: Haj medet për këtë Shqipni (Teksti dhe kënga)

Kënga “Haj medet për këtë Shqipni” e kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa

Haj medet për këtë Shqipni
Katër krajla në ta janë hi
Gjashtë ditë luftë Plavë e Gusi
Coll tri ditë o Rekë e Malësi
Katër krajla n’Gjakovë janë hi
Nëpër Rekë o po bajnë devri
Ku po i gjajnë more djemtë e ri
Tanë po i qesin rrugëve për me i gri
Nanat e tyne janë dalë n’kojshi
Gratë e tyne janë shku n’gjini.
Kush ke shqyptar leu idikatli
Kanë lanë malin janë dalë n’Malësi
Njefsha t’mirë eu për këtë Malësi
Shumë po e mban këtë muhaxheri
Me manzerre o tuj luftue
Tuj liftu’ o haj medet
S’i biem n’dorë kti krali t’keq
Kërkun qarja o mos me u gjetë
Dalin n’bjeshkë o qafë t’naj kërrshe
Gjashtë javë ditë o mos me u gjetë
Tu luftu o burrat për besë o hej.

ObserverKult


Lexo edhe:

DERVISH SHAQA: PYET-O KOSOVA PËR NI ÇIKË (TEKSTI DHE KËNGA)

“Kënngë për Shotë Galicën” interpretuar nga Dervish Shaqa

Pyt-o, Kosova për ni çikë,
Veç o, mor anën me ja ditë,
U mblodhën burrat në log të kuvendit,
E po pyesin bjeshkët e Kelmendit,
E po pyesin bjeshkët e Kelmendit.

Ku o Shota e Azemit,
Ushtun’ malet larg u nin’,
E n’Shqipni osht heroinë.
Knon o Kosova, po knon Drenica,
Heroinë Shote Galica.

Tekstin e plotë të këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult