Dëshmi mbi Shqiptarësinë e Rekës së Epërme

Josif Bageri punoi tërë jetën për ta njohur botën me të vërtetën e Rekës së Epërme. I vetëm, ai nuk ia doli të ndalë procesin e asimilimit të kësaj krahine prej pushtuesve egërshanë, që i tjetërsuan shqiptarët ortodoksë, po nuk arritën ta vrasin në tërësi idenë e lirisë në shpirtrat e rekasve. Veçmas nuk arritën ta fshehin shqiptarësinë e Rekës, që për poetin e saj rilindës ishte Kërthiza e Shqypënis. Në vijën e përpjekjeve për shpërfaqjen e kësaj të vërtete është monografia “Luma e Epërme” e Burim Prroit, që trajton më gjithanshëm se cilado vepër tjetër të shkuarën dhe të tashmen e Rekës se Epërme (sipas autorit: Lumës së Epërme).

Nga Fatmir Sulejmani

Vlerën e veprës së Burim Prroit e rrisin të dhënat e dëshmuara nëpërmjet referencave të pafundme, dokumenteve zyrtare të periudhave të ndryshme historike, hartave të vjetra gjeografike, tabelave mbi lëvizjet demografike, statistikave mbi regjistrimet e hershme e të vonshme të familjeve dhe popullatës së Lumës së Epërme, proçesverbaleve të mbledhjeve e konferencave vendore e ndërkombëtare në të cilat janë miratuar vendime të kombshme për shqiptarët, listave me të ftuarit për kryerjen e shërbimit ushtarak në ish shtetet jugosllave, listave me të rënët në luftërat e ndryshme, listave me të burgosurit në kazamate pushtuesish, faqeve të gazetave, traktateve mbi copëtimet e ricopëtimet e trojeve tona, dokumenteve arkivore, fotografive rrënqethëse të familjeve shqiptare që shpërnguleshin nga Reka në Turqi, gojëdhënave e dëshmive të gjalla të shkularakëve, vargjeve elegjiake popullore, pasaportave, vesikave, krimeve të dokumentuara në faqe gazetash të huaja, dokumenteve zyrtare që shpalojnë pretekstet për sllavizimin e Rekës, preteksteve për burgosjen dhe likuidimin e shqiptarëve, listave me shqiptarë të pushkatuar nga OZN-a jugosllave, fletoreve zyrtare me emrat e të pushkatuarve, të dhënave statistikore me numrin e të shpërngulurve më dhunë dhe shumë dëshmive të tjera që e shndërrojnë librin në një enciklopedi të mirëfilltë për Lumën e Epërme.

Meqë kam shkruar edhe më herët për veprën në fjalë, në vijim po sjell për lexuesit e Portalb-it vetëm disa të dhëna mbi familjet, fiset dhe toponiminë e fshatrave të Rekës së Epërme, që nuk lënë vend për dyshime lidhur me përkatësinë etnike të popullatës së saj, të cilën më kot përpiqen ta shtrembërojnë pseudohistorianët albanofobë. Të dhënat janë shkëputur nga kapitulli i parë i monografisë së Burim Prroit dhe jepen këtu përmbledhtas, pa përmëndur fshatrat të cilave u takojnë familjet, fiset, lumenjtë, përrojet, burimet, arat, zabelet, faltoret…

Emra fisesh e familjesh:

Cukala, Kovaçi, Karabashi, Bojku, Doku, Krraku, Lulexhi, Krosi, Çaja, Karakorri, Ugrini, Bregu, Mire, Bele, Kola, Struka, Vele, Sharku, Shandani, Siraku, Allamaçi, Merdudi, Gegaj, Trodaj, Kolcaku, Vataj, Dokuzaj, Lika, Dushaj, Gaxhaj, Manolaj, Abrashaj, Papazi, Kacipula, Borboshi, Pura, Tushaj, Gordi, Dekle, Revanasi, Sormaxhiu, Xhutkaj, Lomaj, Bregzaj, Fuçkaj, Gacaj, Palaj, Mlikaj, Pandaj, Bashkaj, Nuskaj, Luçkaj, Brajku, Bylykbashi, Boguçi, Çapeku, Çikrameni, Toska, Ballabani, Tolaj, Bezaveci, Çajani, Vreskalla, Stamballarët, Leshkallarët, Strukallarët, Veshallarët, Metallarët, Pishallarët, Tanallarët, Xherballarët, Pejçamllarët, Karajanallarët, Karaxhovllarët, T’Simes, T’Krases, T’Sapllamllit, T’Ismailit, T’Mojses, T’Miles, T’Zhinkut…

Toponime:

Bregu i Madh, Kroi i Pervanës, Pemt e Celes, Livadhi i Lançes, Livadhi i Tanes, Proi Lulishtes, Buneci i Vogel, Buneci i Madh, Guri i Kupes, Kroi i Ftohet, Ball Fusha, Kroi i  That’, Guri karshi Kiçenices, Te mproin xhenazet, Viset N’dushk, Guri i Ligjavecit, Kisha e Shumpremtes, N’bregna, N’livadhe T’bregut, Te Kroi i Shethun, Ligaçeci, Rrafsha e Litit, Bregu i Izvirit, Gropa e Minçes, Lugu i Trimes, N’lug T’jazit, Guri i Zhypit, Kroi i Pekes, Guri i Damonit, Molla e Ombel, Mullini i Stojanit, Mullini i  Kishës, Kisha e Dingozit, Mashnat e Pesh Markut, Kroji i Priftit, Kroji i  Pejes, Kroji i  Miles, N’vorrza, Bjeshka e Vogel, Biguri,  Kroi i Vaut, Ligata e Madhe, Tumba, Procka, Bunari, Shpella e Helves, Shpella e Shiravices, Livadhet e Kishës, Livadhi i Fackes, Livadhi Mullinit, Ara e Qorrit, Ligata e Shorrit, Guri i Çat, Shpella e Ahmet Sherretes, Skundroi, Brestavica, Kroi i Kalltanes, Livadhi i Shemes, Guri i Sabris, Dardha e Madhe, Kroji i Ftohet,
Kumlla e Rendit, Shpija e Priftit, Ara e Priftit, Shulloni, Livadhi i Hajdarit, Dardha e Madhe, Prroji i Panes, Rrahi i Alis, Rrahi i Ivanit, Ura e T’Boves, Kroji i  Verrinjes, Llombi i Nedelkut, Guri i Stomit, Guri i Vërllakut, Lenishta, Bregu i Botës, Vorret e Tujshve, Guri i Shypes, Guri i Çpuet, Kroji i Kusarit, Vorret e Mdha, Kalibat e Zhypve, Vorret te Xhamija, Kroji i Askerit, Kroji i Marenes, Guri i Shytes, Kroji i Arifit, Udha e Krysh, Guri i Velpnes, Mullini i Sahis, Kishevica, Livadhet, Kroji i Mitres, Kroji i  Ravanit, Llofkat e Hysen-Jovanit, Pralluga, Çadrat, Molla e Candit, Dera e Karabit, Zabeli, Kukuli, Ura e Zhabes, Klenja, Ura e Poshter, Ura e Eper, Vrani, Ligata e Vranit, Guri i Zhypkes, Stozhi, Allnishti, Gurzi Bushavica, Kroji i Pqakes, Gropat e Korsit, Proji i Bukavenit, Guri ma Gurit, Livadhet e Buta, Kodra e Shallavortit, Gripa e Fongut, Rrasat e Mihalit, Lini i Janes, Hurdh e Osojit, Guri i Trashitun, Guri i Shushes, Astriçet, Guri i Ukut, Zhrumllaku, Gropat e Korsitit, Mali i Vogel, Ara e Dervishit, Livadhet e Buta, Shpati i Ndrecit, Pirgu, Bjeshka e Peles, Brushlla, Prroji i Fell, Grashticat, Ara e Gjat, Gurzit, Afushat, Lugu i Arushes, Balaveckat, Te N’viret Ujet, Ura e Nines, Guri i Nines, Rrahi i Stepces, Lugu i Zhypkave, Guri i Mbet Koles, Kroji i Stojes, Vorret e Kaurve, Vorret e Tujshve, Vorre Rimjanësh, Vorri i Kondes, Te Kulla, Vendi i Mixhes, Te Guri i Rades, Sahkalla, Ura e Merxhanit, N’Breg, Mas Bregu, Te Kroji i  Poshter, Kroji Shtrepan,
Mhalla e Hurdhës, Uji i Mijvecit, Kroji i Turbakut. Kroji i Xhamis, Vorret e Rimjanve, Vorret e Zhypkave, Vorret e Vashave, Te Kanallet, Ujt e Shuma, Livadhi i Piftit, Te Fuati, Ahi i  Vetem, Grillishta, Te Hajrevica, Koder, Kukul, Prralluke, Shpella e Viljanit, Vorret e Kaurrve, Mullini Katundit, Kroji i Vogel, Kroji i Allamçes, Kisha e Momes, Vendi te Kisha, Mullini i Katundit, Te Koliba e Zhypit, Mullini i  Budes, Kroji i Geges, Kroji i Kekes Hejd, Ura e Fahimit, Ura e Kishës, Ura e Kabashit, Rrasa e Haxhi Kokes, Sharra, Thonza, Dushku i Godkut, Agrada Lashit, Art e Lokes, Lomba e Myrtes, Brinja e Madhe, Brinja e Vogel, Brenjt e Zaes, Bregu i Botes, Kepi i Hoxhes, Vorri i Sallamonit, Ujet Kalar, Zholi, Vorri i Paditun, Porta e Zhypkave, Ujet kalar, Guri Pet, Te Mullinjt, Kroji i  Xhamis, Kroji i Bregzajve,  Kroji i Dushkut, Kroji i Bregut, Kajnaku i Madh, Kajnaku i Vogel, Guri i Maçitit, Guri i Rrethuet, Shpella me Dy Dyer, Shpella e Sojit, Shpella e Risit, Ura e Shullonit, Mali i Kulles, Llozi, Tallambaz, Mali i Shypes, Paralyp, Linishtja e Çukes, Kamarica, Ara e Stanit, Livadhet, Leska, Sotka, Zabeli, Guri i Babes…

Po e ritheksoj se toponimet dhe emrat e fiseve/ familjeve që shkëputa për lexuesit e mi nga vepra e Burim Prroit përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të të dhënave në raport me ato që mund të gjeni në monografinë e tij me vlera të rralla, që do të jetë pikë e rëndësishme dhe e pakalueshme reference për gjithë studiuesit e ardhshëm të historisë dinjitoze e të dhimbshme të Lumës së Epërme (Rekës së Epërme).