Dëshmitari replikon me djalin e Zef Dedës: Bukëshkalë, mos shpif. E kuruan falas në Vjenë, falenderoi Partinë dhe Ramizin

Aktori Julian Deda, djali i aktorit të njohur Zef Deda, ka dhënë një intervistë, të shpërndarë në rrjete sociale ku flet për një histori të babait të tij, në diktaturë.

Sipas Julianit, babai u trajtua keq sepse ishte kundër komunizmit, madje e mbyllën në psikiatri, dhe nuk e kuruan për problemin e tij real, që e kishte në këmbë dhe jo në kokë.

Por ky version i historisë është kundështuar nga të tjerë që kanë dëshmuar se e kanë jetuar atë periudhë dhe e njohin rastin.

Një prej tyre, Adrian Kalivaçi shkruan:

“E vërteta është se Zef Deda u dërgua dhe u kurua falas në ato vite në Vienë të Austrisë, në një nga spitalet më të mira e më të kushtueshme. Të gjitha shpenzimet, trasporti ajror, shtrimi në spital, vizitat e mjekëve, analiza, diagnozat, terapitë, të gjitha të paguara nga shteti “diktatorial” shqiptar.

Sot një gjë e tillë për njerëz të popullit të thjeshtë është e paimagjinueshme. Më kujtohet mirë një telefonatë e tij emocionuese e regjistruar nga spitali ku ishte i shtruar dhe transmetuar në sallën e Teatrit dhe Estradës së Shkodrës të mbushur plot me spektatorë, ku veç të tjerash tha: “Mirëmbrëma, jam Zefi, Zefi juj. Nga Vjena, nga spitali po ju pershned e jam mirë. Falemnderit Partisë, falemnderit shokut Ramiz Alia për kujdesin e madh për mue e shenetin tem. Mezi prez me u kthye mes jush…” Etj.

Prandaj boll shpife o djali i të “persekutuarit” se askush nuk të beson. Njerëzit bukëshkalë e turpërojnë vendin që i mban, Shkodrën dhe Shqipërine e tërë”./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

“ZEF DEDA NË SPITAL PSIKIATRIK”, JULI RRËFEN PËR HERË TË PARË PËR TË ATIN