Detajet e Festivalit të RTSH, Ardit Gjebrea: Mbaj përgjegjësi për këngët

Festivali - RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Një konferencë për mediat u ndal te prurjet, mënyra e përzgjedhjes dhe debatet për ata që nuk u pranuan.

Drejtori i festivalit Martin Leka tha se këngët u zgjodhën pa ditur autorët. Ndërsa Kantautori Ardit Gjebrea deklaroi se mban përgjegjësi për këngët e zgjedhura.
Drejtori artistik Elton Deda tha se është një festival jubile shumë i bukur.

Me 20 këngëtarë të zgjedhur në konkurrim, ku ka emra të rinj e të njohur, nata e dytë e festivalit i është rezervuar kantautorit Ardit Gjebrea, si artist i kapërcyellit mes dy kohëve, një mbrëmje që risjell më të mirën e 6 dekadave.

Me regjinë e Redi Trenit, skenografinë e Albi Ciffligut dhe skenarin e Zefina Hasanit e Kozeta Kurtit, prezantimi ndahet mes Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit e Kelvi Kadillit. Publiku në Pallatin e Kongreseve do të jetë i kufizuar dhe me certifikatë vaksinimi ose test negativ./balkanweb.com

————————————-

Lexo edhe: “TRIUMFI I JETËS”, ENDRI DHE STEFI PRIFTI PJESË E FESTIVALIT TË 60 TË KËNGËS

Artistët e njohur, Endri dhe Stefi Prifti, do të jenë pjesë e Festivalit të 60-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

“Triumfi i jetës” titullohet kënga që vëllezërit korçarë kanë zgjedhur për të konkurruar në këtë përvjetor të rëndësishëm të Festivalit të Këngës. Jemi të bindur që Endri dhe Stefi me interpretimin drithërues të kësaj kënge emocionuese do ta bëjnë edhe më të bukur Festivalin, duke lënë në të një ‘gur të çmuar’ në kolanën e këngëve të këtij festivali.

Këngëtarët folën në fillimin e programit “Dola te Ola” për emocionet e festivalit, dhe zbuluan se kënga e tyre është pritur mjaft mirë. Ata shtuan gjithashtu se kanë marrë pafund komente pozitive.

“Triumfi i jetës” është një këngë në respekt të atyre që kanë humbur jetën, atyre që janë duke luftuar me të. Por, në të njëjtën kohë u jep shpresë dhe…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult