Piktori i njohur nga Pogradeci, Anastas Kostandini ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për piktorin dhe arkitektin e ndjerë, Maks Velo.
Ai ka zbuluar se e ka pasur pedagog dhe mik shumë të mirë, me të cilin ka ndarë gjëra nga më intimet.
Sipas Kostandinit, drama më e madhe e jetës së Maks Velos është se artistët e tjerë profesionistë dhe ata që kishin kryer studimet në Akademinë e Arteve nuk e njihnin atë si artistë.
“Më vjen shumë keq për profesorin tim dhe unë kam ndarë shumë e shumë gjëra me të, jashtëzakonisht intime. Ndonjëherë kam përjetuar atë dramën e tij, si një lloj rrëfimi të paimagjinueshëm dhe jo të rrëfyeshëm. Më vinte shumë keq për të.
Drama më e madhe e tij që nuk mund ta suportonte dot është që të tjerët artistët profesionistë që kanë studiuar në Akademinë e Arteve dhe që ishin diplomuar të tillë, edhe kasta e atyre që qeverisnin artet, nuk e njihnin atë si artistë ose e përbuzte. Është shumë e vërtetë, kjo ishte një dhimbje më e madhe se vetë burgu.
Madje, edhe kur bëri ekspozitën e parafundit të tij, ishte i dëshpëruar se nuk kishte reagime ndaj artit, ndaj jetës së tij, ndaj personalitetit të tij. ‘Të thonë çfarë të duan, mjaft të thonë diçka për mua’. Ai e deshte një gjë të tillë. Unë kam shkruar për të në mënyrë modeste. Unë kam analizuar sipas mënyrës sime, artin e tij”, u shpreh Kostandini.
Kujtojmë që Maks Velo u nda nga jeta dy vite më parë, në moshën 84-vjeçare, pasi vuante nga anemia./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MAKS VELO: KOKËN NA QETHIN ÇDO MUAJ…
Kokën na qethin çdo fund muaji
pa flokë dukemi si burra-fëmijë.
Bagëtinë e qethin çdo vit
pa leshin duken lakuriq
Në flokët e shkurtër që bien
shkurtohet jeta jonë.
Në thinjat që shtohen
ngjyra e vuajtjeve gri.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult