Dhjetëra vepra arti, janë bërë pre e vandalizmit në Gjermani. Aktet dhunuese janë shënuar në fillim të tetorit dhe brenda një dite, në muzetë e njohur të Berlinit. Motivacioni i autorëve të tyre mbetet i panjohur, njoftoi policia berlineze.
“Policia gjyqësore e Berlinit, po heton për sa i përket dëmtimit të veprave të artit dhe artefakteve të ekspozuara në ‘Ishullin e Muzeve’, një grup prej pesë ndërtesash me koleksione prestigjioze”, – theksoi një prej zëdhënësve.
“Kjo ngjarje daton më 3 tetor, ditën e ribashkimit gjerman. Disa të panjohur, kanë derdhur substanca vajore brenda në muze, gjatë orëve të hapjes, pa e shpjeguar ende askush sesi kanë arritur ta bënë këtë”, theksoi ai duke premtuar më shumë informacione lidhur me këtë çështje në orët e ardhshme.
Sipas një hetimi të publikuar në të përjavshmen “Die Zeit” dhe njoftuar nga radio “Deutschlandfunk”, rreth 70 objekte janë degraduar, mes tyre sarkofagë egjiptianë, skulptura prej guri dhe piktura që datojnë në shekullin XIX, transmeton ‘konica.al’.
Substanca ka lënë njolla të dukshme mbi këto punime.
“Bëhet fjalë për sulm kundër veprave më të rëndësishme të artit, që prej fundit të luftës II” – theksohet në “Die Zeit”.
Motivacioni i autorëve mbetet ende i paqartë, sipas medies, ashtu si dhe fakti që, nëse zgjedhja e ditës kur janë kryer veprimet, ka apo jo, një kuptim të veçantë.
Ishulli Muze i Berlinit, që ndodhet mes dy krahëve të lumit Spree, në zemër të kryeqytetit, ka bustin legjendar të Nefertitit dhe Altarin e Madh të Pergamonit, një monument i lashtë fetar.
Kompleksi, tejet i frekuentuar nga vizitorët, u klasifikua në vitin 1999, nga UNESCO, si Trashëgimi Botërore e Njerëzimit.