Dhoma pa libra është sikurse trupi pa shpirt!

– Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh andaj atij që s’mund t’i lexojë! (Mark Tuen)

Në vazhdim  ua sjellim disa thënie për librin nga personalitete të shquara:

– Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin! (Volteri)

– Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra, librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital.
Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital! (Thomas Jefferson)

– Ndoshta kanë pasur të drejtë që e kanë vënë dashurinë nëpër libra, ngase ajo nuk mund të jetojë askund tjetër! (William Faulkner)

– Është e vërtetë se njeriu është ai që e krijoi librin, por edhe libri e krijoi njeriun! (Hegel)

– Del se një grumbuj librash nuk janë shkruar që dikush të mësojë diç prej tyre, por më shumë janë shkruar që njeriu të hetojë se shkruesi i tyre dinte aq shumë! (Goethe)

– Dhoma pa libra është sikurse trupi pa shpirt! (Ciceroni)

– Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon! (Jacob Grim)

– Kur botohet një libër i ri, unë lexoj një libër të vjetër! (Samuel Rogers)

– Sa më shumë të lexoni pa menduar, aq më tepër bindeni se dini shumë, por nëse mendoni duke lexuar, aq më qartë do e shihni se ende dini shumë pak! (Volteri)

– Mos jep kurrë libra, sepse askush nuk t’i kthen ato, e të vetmet libra që i kam në bibliotekë janë ato që të tjerët m’i kanë dhënë mua! (Anatol Frans)/

ObserverKult

Lexo edhe:

Librat, të lexuarit, individi



Të flasësh për librat në kohë krizash të forta rrezikon të të kategorizojnë si apolitike. Kurse unë po përpiqem të them se është e kundërta.

Pse fëmija, i riu, i rrituri, qenia njerëzore ka nevojë të rrethohet me TO?

Sepse të blesh libra (ndonjëherë për ato që janë bibliofilë, të blejnë edhe më shumë se sa mund të lexojnë), do të thotë të akumulosh dëshira, të mbetesh i ri, të mbash kureshtjen ndezur.

Tekstin e plotë lexojeni KETU